|   NA KONTAKTONI   |   MEMBER LOGIN

ALO 116

You are here

ALO 116 SHQIPËRI DHE PUNA E SAJ NË MBROJTJEN ONLINE TË FËMIJËVE

ALO 116 - Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët është një shërbim pa pagesë për fëmijët dhe të rinjtë në Shqipëri. Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë është një instrument që ka për qëllim të këshillojë fëmijët përmes telefonit dhe të referojë nevojat e tyre në shërbimet përkatëse. Qëllimi kryesor i ALO 116 është mbrojtja e të drejtave të fëmijëve kur ata ndodhen në situatë rreziku dhe të sigurojë një qasje të përshtatshme që të gjithë fëmijëve t’u garantohen më shumë shërbime në kuadër të një sistemi mbrojtës efektiv dhe parandalues. ALO 116 është një mundësi për çdo fëmijë që të ndihmohet në një moment të vështirë të jetës së tij/saj.

Shërbimi komunikon me fëmijët nëpërmjet nummrave: 116-111 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë dhe 116-000 – Linja Kombëtare për Fëmijët e Humbur. Vlerësimi dhe marrja në konsideratë e zërit të fëmijëve nëpërmjet ndërgjegjësimit të të gjithë partnerëve qendrorë dhe lokalë që punojnë me/për fëmijët, është moto e punës së ALO 116. Linja e Këshillimit për Fëmijët është një vend, ku e drejta e çdo fëmije për t’u dëgjuar, për tu shprehur, për tu informuar dhe për të informuar mbi situatën e tij/saj respektohet dhe ai/ajo merr shërbimin e duhur, të ofruar nga një staf i kualifikuar. Që prej vitit 2010 ALO 116 është anëtare me të drejta të plota e Rrjetit Global për Femijët e Humbur( GMCN), që prej vitit 2012 është anëtare me të drejta të plotë e Linjës Ndërkombetare per Fëmijë (CHI) dhe që prej vitit 2014 është partner i Rrjetit për Fëmijët e Humbur në Europe (MCE).

ALO 116- Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë është një shërbim për fëmijët i cili ofron:

  • Këshillim Psikologjik
  • Informacion
  • Referim në shërbimet përkatëse

Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi online nëpërmjet ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë

Që nga viti 2009, ALO 116 e ka konsideruar internetin e sigurtë si një çështje shumë të rëndësishme për mbrojtjen dhe mirëqënien e fëmijëve. Për këtë arsye stafi i ALO 116 është trajnuar për t’u përballuar dhe trajtuar raste që kanë të bëjnë me sigurinë online të fëmijëve. Misioni kryesor i ALO 116 në lidhje me internetin e sigurtë është të fuqizojë fëmijët dhe të rinjtë që të përdorin internetin dhe komunikimin teknologjik pozitivisht dhe në mënyrë të sigurtë. Gjithashtu ALO 116 është e fokusuar në ndërtimin e mekanizmave dhe platformave që mbrojnë fëmijët nga abuzimi online.

Qëllimi kryesor i ALO 116 në fushën e mbrojtjes së fëmijëve online është të minimizojë viktimizimin e fëmijëve gjatë aktivitetit online duke ofruar këshillim dhe raportim të problemeve që fëmijët dhe adoleshentët ndeshin online në kohën më të shpejtë të mundshme. ALO 116 është një shërbim me standardet më të larta profesionale dhe të besueshme për publikun për të lejuar raportimin anonim dhe konfidencial të përmbajtjes së papërshtatshme dhe të paligjshme të materialeve dhe aktiviteteve të hasura në internet.

ALO 116 i mbron fëmijët nga abuzimi online:

  • Duke marrë dhe analizuar ankesa nga fëmijët, prindërit, mësuesit, profesionistët që punojnë me/për fëmijët apo çdo person tjetër i interesuar për të raportuar abuzimet online nëpërmjet telefonatave pa pagesë në numrin 116 111;
  • Duke ofruar informacion dhe mbështetje për fëmijët, prindërit, mësuesit dhë të gjithë profesionistët që punojne me/për fëmijët që të përdorin internetin në mënyrë të sigurtë;
  • Duke referuar të gjitha ankesat dhe raportimet në shërbimet dhe institucionet ligjzbatuese që punojnë për sigurinë online të fëmijëve;

Si bëhët raportimi i rasteve pranë ALO 116? 

Fëmijët, prindërit dhe mësuesit mund të raportojnë rastet e abuzimit online të fëmijëve nëpërmjet tre mënyrave:

  • Duke telefonuar tek numri pa pagesë 116-111;
  • Duke dërguar email tek adresa alo116@crca.al;
  • Duke raportuar tek platforma www.isigurt.al në direktorinë RAPORTO dhe tek website www.alo116.al tek direktoria RAPORTO ONLINE INTERNETIN E PASIGURT;

Çdo telefonatë që kryhet në drejtim të numrit 116-111 është pa pagesë dhe konfidenciale. Stafi që pret telefonatën është i përbërë nga psikolog dhe punonjës social të cilët janë trajnuar për çështjet e sigurisë online. Trajtimi i telefonatës kalon në disa etapa për mbledhjen e fakteve dhe të dhënave, vlerësimin e tyre dhe planifikimin e ndërhyrjes në tre drejtime:

  1. Këshillimin psikosocial nëpërmjet telefonit;
  2. Informimi dhe edukim për mënyrën e të lunduarit të sigurt online;
  3. Referimin e rastit në agjensitë ligjzbatuese në rastet e përmbajtjeve të paligjshme, pornografisë dhe vjedhjes së të dhënave personale;

Dërgimi i emailit është një mënyrë shumë e thjeshtë për të raportuar një rast të abuzimit online. Brenda tekstit te emailit duhet të jenë të pasqyruara të gjitha faktet dhe të dhënat mundësisht e shoqëruar me foto dhe link të adresës ku është ndeshur abuzimi online. E-maili vlerësohet nga personi përgjegjës pranë ALO 116 dhe pasi bëhet vlerësimi planifikohet ndërhyrja duke e referuar dhe ndjekur rastin me agjensitë e specializuara për sigurinë internet.

ALO 116 me qëllim për të sjellë dhe lehtësuar aksesin e fëmijëve, prindërve, mësuesve me shërbimet e saj ka përgatitur dhe dy mënyra alternative për të raportuar rastet e abuzimit online të fëmijëve. Platforma www.isigurt.al dhe adresa www.alo116.al kanë nga një rubrike specifike RAPORTO TANI për të raportuar rastet e kësaj natyre. Procedura është shumë e thjeshtë vetëm nëpërmjet plotësimit të një raporti tip i cili automatikisht dërgohet tek stafi i ALO 116.

Partnerët

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne

 
 

Mbështetur Nga