|   NA KONTAKTONI   |   MEMBER LOGIN

Mediat Sociale dhe Fëmijët

You are here

Përdorimi i faqeve të medias sociale sot konsiderohet një ndër aktivitetet më të zakonshme të fëmijëve dhe të adoleshentëve. Çdo faqe online që lejon ndërveprim social konsiderohet si media sociale. Media të tilla iu mundësojnë fëmijëve dhe adoleshenteve mundësi për argëtim dhe komunikim. Punonjësit që punojnë me mirëqënien e fëmijëve janë në një pozitë unike për të inkurajuar përdorimin e shëndetshëm të mediave sociale dhe të monitorojnë dhe ndihmojnë fëmijët për kapërcimin e problemeve që ndeshin gjatë lundrimit online.

Angazhimi në forma të ndryshme në mediat sociale është një aktivitet rutinë që sjell përfitim tek fëmijët dhe adoleshentët në përmirësimin e komunikimit, lidhjeve shoqërore madje edhe rritjen e aftësive. Faqet e mediave sociale si Facebook dhe MySpace ofrojnë mundësi të shumta të përditshme për lidhjen me miqtë, shokët e klasës, dhe njerëzit me interesa të përbashkëta. Gjatë 5 viteve të fundit, numri i paradoleshentët dhe adoleshentëve që përdorin faqet e tilla është rritur në mënyrë dramatike. Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrise 22% e adoleshentëve vizitojnë faqen e tyre të preferuar të mediave sociale më shumë se 10 herë në ditë, dhe më shumë se gjysma e adoleshentëve vizitojnë një media sociale më shumë se një herë në ditë.Kështu, një pjesë e madhe e zhvillimit social dhe emocional e kësaj gjeneratë ndodh në internet dhe në telefonat celularë.

Për shkak të kapacitetit të tyre të kufizuar për vetë-rregullim dhe ndjeshmërisë ndaj presionit të bashkëmoshatareve, fëmijët dhe adoleshentët mund të gjenden në rrezik gjatë lundrimit dhe të eksperimentimit ne mediat sociale. Përdorimi me intensitet të lartë i medias sociale i ekspozon të fëmijët ndaj disa sjelljeve si: cyberbulling, sexting, ekspozimi ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme, privatësia,  diskriminimi etj. Problem tjetër është varësia nga interneti.

Faqet e mediave sociale lejojnë adoleshentët të përbushin disa interesa si qëndrimi i lidhur me miqtë, familjen, njohja me miq të rinj, ndarjen e fotove, shkëmbimin e ideve etj. Pjesmarrja në rrjetet sociale gjithashtu mund t'ju ofrojë adoleshentëve përfitime edhe më të thella si rritjen e kreativitetit individual dhe kolektiv përmes zhvillimit dhe ndarjeve të përbashkëta të përpjekjeve artistike, rritjen e kapaciteteve nëpërmjet krijimit te blogjeve etj.

Aspekte pozitive të përdorimit të medias sociale:

  • Media sociale lehtëson zhvillimin e ekspertizës teknike dhe të kuptuarit praktik të teknologjisë nga fëmijët;
  • Ndihmon fëmijët të mbajnë kontakte intensive me të afërmit dhe miqtë;
  • Ndihmon në zhvillimin e prespektivave për çështjë të ndryshme;
  • Mësojnë gjëra të reja dhe shkëmbejnë ide;
  • Motivon fëmijët të bëhën e pjesë e diskutimeve të ndryshme dhe inkurajon lirinë e të shprehurit;

Aspekte negative të përdorimit të medias sociale:

  • Media sociale nuk siguron kontroll të mjaftueshëm të informacionit. Duke lundruar në median sociale fëmijët mund të ndeshen me faqe interneti të pahijshme, të dëmshme që mund të ndikojnë në procesin e tyre të të menduarit;
  • Cyberbulling është një tendencë tjetër që fëmijët mund të ndeshen në median sociale. Cyberbulling ka efekte të rrezikshme dhe ndonjëhere fatale. Ky fenomen shkakton shumë viktima çdo vit;
  • Humbje kohe. Duke shpenzuar shumë kohe ne median sociale mund të ndikojë negativisht duke interferuar me aktivitetin e përditshëm të fëmijëve. Varësia mund të manifestoje në vetvete një sërë simptomash që mund të ndikojnë në shëndetin fizik të fëmijëve;
  • Media sociale mund të ndikojë në aftësinë e fëmijës për të zhvilluar marrdhenie të shëndetshme interpersonal;
  • Përdorimi i medias sociale kryesisht gjatë natës ka një impakt të rëndësishëm në aspektin emocional dhe në cilësinë e gjumit duke e lidhur atë më nivele të larta të ankthit;

Disa këshilla gjatë përdorimit të medias sociale:

  • Asnjëhere mos shtoni apo pranoni si miq në rrjetet sociale njerëz që nuk i njihni;
  • Asnjëhere mos jepni të dhëna personale si adresë dhe numër telefoni;
  • Shikoni opsionet e përdorimit që ofron një media sociale dhe aplikoni masat më të forta të sigurisë së llogarisë;
  • Rrespektoni udhëzimin për kriterin e moshës që vendosin rrjetet sociale;
  • Mos i’u përgjigj asnjë mesazhi apo email kërcënues apo fyes;
  • Ruaj çdo detaj të mesazheve ose email-eve që merr;
  • Blloko dhe raporto adresat nga vijnë mesazhet dhe tekstet kërcënuese;
  • Telefononi për të raportuar rastet e abuzimit që hasni në median sociale në numrin 116-111-Linja e Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë;
  • Raportoni rastet e abuzimit tek faqja www.Isigurt.al në rubriken “RAPORTO”.

Partnerët

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne

 
 

Mbështetur Nga