|   NA KONTAKTONI   |   MEMBER LOGIN

Aktivitete

You are here

ALO 116-Linja Kombetare e Keshillimit per Femije gjatë vitit 2011 ka organizuar fushatën kombëtare për ndërgjegjësimin e publikut të gjerë në lidhje me përdorimin e sigurt të internetit. Fushata përfshiu 60 shkolla nëntëvjecare në të gjithë vendin, duke synuar së pari ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve mbi shfrytëzimin sa më të mirë dhe të parrezikshëm të internetit.

Aktiviteti që çeli fushatën u zhvillua në kuadër të ditës botërore të internetit të sigurt. Dita e Internetit të Sigurt mbahet çdo vit në muajin shkurt dhe në qendër ka përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të teknologjisë ‘online’, duke e vënë theksin tek fëmijët dhe të rinjtë. Qëllimi i këtyre aktiviteteve ishte informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindër, mësues e fëmijë, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm pozitive.

Nxënësit dhe mësuesit pjesmarrës në këtë fuashatë janë informuar  për zhvillimet botërore në teknologji dhe mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, nga përmbajtja e papërshtatshme që mund të aksesohet në internet apo që shënjestron përdoruesit, shpesh duke paraqitur rrezikshmëri të lartë.

Gjatë fushatës u shpërnda informacion i përgatitur posaçërisht për këtë çështje, i cili përmban këshilla për prindërit dhe fëmijët, me temë përdorimin e internetit me siguri dhe përgjegjësi.

Partnerët

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne

 
 

Mbështetur Nga