|   NA KONTAKTONI   |   MEMBER LOGIN

Fushata për Internetin e Sigurtë

You are here

Shqipëria pjesë e fushatës ndërkombëtare

“BËJËNI INTERNETIN TË SIGURTË PËR FËMIJËT”

Edhe pse interneti është menduar të përdoret për qëllime të ligjshme ai gjithashtu ofron mundësi për shkembimë dhe publikime materialesh të paligjshme. Për të qënë të sukseshëm dhe efektiv në përballjen me përmbajtjet e paligjshme dhe rrezikun që mund t'ju kanoset fëmijëve online është e domosdoshme marrja e disa masave kombëtare duke patur parasysh natyrën dhe qëllimin e abuzuesve. Që nga viti 2007, Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëvë-CRCA ka iniciuar organizmin e fushatës kombëtare për Internetin e Sigurtë. Gjatë këtyre viteve kësaj fushate i janë bashkuar edhe një sërë partnerësh të tjerë.  Qëllimi i kësaj fushatë është ndërgjegjësimi i fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe profesionisteve për promovimin e përdorimit të internetit në mënyrë të sigurtë nga fëmijët. Në këtë kuadër gjatë këtyre viteve janë zhvilluar shumë aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla, qëndra rezidenciale dhe me grupe rinore. Gjithashtu me iniciativën e CRCA-së janë zhvilluar shumë takime ndër-institucionale për planifikimin e politikave dhe strategjive për marrjen e masave për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online. Në vitin 2007, CRCA zhvilloi ta parën fushatë kombëtare në Shqipëri “Bëjëni Internetin të Sigurtë për Fëmijët” me qëllim mbrojtjen e fëmijëve nga pedofilët online dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimi ndaj materialeve pornografike online. Që nga viti 2009 fushatave dhe aktiviteteve të CRCA-së i është bashkuar dhe ALO 116.

ALO 116-Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmije gjatë vitit 2011 dhe në vazhdim ka organizuar në bashkëpunim me kompanite celulare dhe kompaninë fiks Albtelekom fushatën kombëtare për ndërgjegjësimin e publikut të gjerë në lidhje me përdorimin e sigurt të internetit. Fushata përfshiu 60 shkolla 9-vjecare në të gjithë vendin, duke synuar së pari ndërgjegjësimin e nxënësve, prindërve dhe mësuesve mbi rreziqet dhe sigurinë në internet.

Çdo vit ALO 116 në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt organizon aktivitete ndërgjegjësuese. Dita e Internetit të Sigurt mbahet çdo vit në muajin shkurt dhe në qendër ka përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit, duke e vënë theksin tek fëmijët dhe të rinjtë. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindër, mësues e fëmijë, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm pozitive.

Nxënësit dhe mësuesit pjesmarrës në këto fuashata janë informuar për zhvillimet në teknologji dhe mënyrat për mbrojtjen e qytetarëve dhe sidomos të fëmijëve, nga përmbajtja e papërshtatshme që mund të aksesohet në internet apo që shënjestron përdoruesit, shpesh duke paraqitur rrezikshmëri të lartë.

Gjatë fushatës janë ndarë informacione të përgatitura posaçërisht për këtë çështje, të cilat përmbajnë këshilla për prindërit dhe fëmijët, me temë përdorimin e internetit me siguri dhe përgjegjësi. 

Partnerët

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne

 
 

Mbështetur Nga