|   NA KONTAKTONI   |   MEMBER LOGIN

Rrjeti Kombëtar i të Rinjve

You are here

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri është një rrjet rinor, i përbërë nga përfaqësues të forumeve politike të të rinjve dhe grupeve e organizatave rinore të shoqërisë civile në nivel lokal dhe kombëtar, i krijuar në vitin 2015.

Ata vijnë së bashku nën këtë grupim për tu konsultuar e ndërmarrë veprime e iniciativa të përbashkëta në interes të të gjithë të rinjve pavarësisht bindjeve politike, statusit ekonomik, social, orientimit seksual, identietit gjinor, aftësive apo grupimeve, në të cilat ata bëjnë pjesë.

Qëllimi: Promovimi i të drejtave të të rinjve dhe çështjeve rinore, në nivel lokal dhe kombëtar; rritjen e angazhimit/ përfaqësimit të të rinjve në të gjitha fazat e vendimmarrjes e hartimit të politikave për të rinjtë, si dhe nxitjen e krijimit të politikave, ligjeve dhe programeve për mbështetjen e të rinjve në Shqipëri.

ObjektivatLobim dhe avokatësi për garantimin dhe respektimin e të drejtave të të rinjve në vend; Rritja e pjesmarrjes së të rinjve në të gjitha nivelet e vendim-marrjes si në nivel lokal ashtu dhe në atë qëndror; Nxitja e hartimit dhe buxhetimi i politikave rinore me pjesmarrje nga të rinjtë; Fuqizimi i organizatave rinore dhe të rinjve; Qendër burimore për cështjet e të rinjve në nivel lokal dhe atë qëndror.

Një ndër synimet kryesore të Rrjetit Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri është ngritja e rrjeteve rinore lokale dhe bordeve rinore keshillimore pranë cdo Bashkie të vendit. ANYN do të jetë një ombrellë për secilën prej këtyre rrjeteve rinore lokale. Bordet Rinore Keshillimore do të shërbejnë si një strukturë këshillimore dhe informuese për forcimin e pjesmarrjes, informimit dhe këshillimit me politikat dhe vendimet e Këshillit Bashkiak me të rinjtë.

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri është një strukturë e mbështetur dhe e lehtësuar nga Shtëpia e të Drejtave të Njeriut /CRCA Shqipëri.

Organizatat dhe forumet rinore themeluese të Rrjetit Kombëtar të të Rinjve në Shqipëri janë: Active Disabled People Albania (Organizata e Personave me Aftësi të Kufizuar në Shqipëri); Ambasada Pink; Shoqata Europiane e Studentëve të Inxhinierisë Elektrike - EESTEC; Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë; Komiteti Rinor Lezhë; Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve në Shqipëri; Koalicioni për Nxitjen e Grave dhe të Rinjve në Politikë, ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmjët; La Casa Nel Coure; Qendra Rinore, Pukë; New Vision; Open Mind Spectrum Albania - OMSA; Organizata Rinia Studentore; Qendra Rinore PO , Tiranë / Qendra Rinore Aulona, Vlorë; Organizata USHTEN; Shpresë për të Ardhmen, Shkodër; Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri - CRCA; Qendra e Informacionit dhe Kërkimeve për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri; Qendra për Zhvillimin e Shoqërisë Civile, Durrës - CSDC; The International Association for the Exchange of Students for Technical Experience / IAESTE Albania; TAMAM Albania; Zëri i Romëve në Shqipëri; Youth Action (Të Rinjtë në Veprim) Korçë; Forumi Rinor i Aleancës Kuq e Zi; Forumi Rinor i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut; Forumi Rinor i Partisë së Frymës së Re Demokratike; Klubi i Patriotëve të Rinj; dhe Lëvizja Rinore për Integrim.

 

Partnerët

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne

 
 

Mbështetur Nga