• May 05, 18
  • isigurtwm

Zyra për mbrojtjen Ligjore, në bashëpunim me ALO 116, dhe e mbështetur nga PNUD, prezantoi për herë të parënë Shqipëri, koncept-idenë e Linjës Kombëtare e Ndihmës Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë e Pambrojtur. Të gjithë fëmijët dhe të rinjtë, por kryesisht fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët rom, ata të shfrytëzuar, fëmijët viktima të abuzimit dhe dhunës dhe disa nga grupet më të përjashtuara të tyre, do të kenë mundësi për të patur plotësisht një ndihmë profesionale ligjore.

Drejtori i Përgjithshëm i CRCA, z. Altin Hazizaj duke folur mbi nismën, theksoi se parimet kryesore të punës së linjës do të jenë:

  • Përgjigjet pa pagesë për të gjitha telefonatat e fëmijëve, 24 orë në 7 ditë në javës;
  • Këshillon dhe informon fëmijët për çdo problem ligjor që ata raportojnë;
  • Referojn çdo rast, që kërkon një zgjidhje pranë shërbimeve publike ose private të mbrojtjes së fëmijëve;
  • Punon për të garantuar standardet më të larta dhe profesionale në ofrimin e shërbimeve për fëmijët dhe të rinjtë;
  • Beson se çdo fëmijë dhe i ri, pavarësisht nga mosha dhe aftësia, gëzon të drejta të barabarta dhe është i aftë të identifikojë dhe shprehë shqetësimet;
  • Punon për të mundësuar pjesëmarrjen e fëmijëve;

Që prej vitit 2001 më shumë se 150 Çështje janë ndjekur nga Zyra Ligjore dhe mbi 2000 fëmijë dhe të rinj kanë përfituar nga shërbimet e saj në të gjithë Shqipërinë.

Vetëm gjatë këtyre muajve të vitit 2018 kanë qënë 112 raste përfitues të ndihmës ligjore,sociale dhe shëndetësore në Shqipëri. Nga të gjithë këta fëmijë dhe të rinj që kanë kërkuar ndihmën e tyre pranë Zyrës për Mbrojtjen Ligjore 13 prej tyre janë referuar nga linja kombëtare e këshillimit për fëmijë ALO 116, 68 raste nga organizata të komunitetit rom dhe aktivistë të tij, si dhe 4 raste të referuara nga Ambasada Pink, ndërsa të gjithë të tjerët nga CRCA.

Në Shqipëri koncepti i ofrimit të ndihmës ligjore nëpërmjet telefonit është ende i panjohur, ndaj mbështetja e PNUD dhe CRCA u përqendrua tek përgatitja e kësaj koncept-ideje dhe diskutimi i saj me institucionet shtetërore, shoqërinë civile dhe ekspertët e kësaj fushe.  

Sipas Vjetarit-Statistikor për Çështjet e të Drejtave të Fëmijëve[1]për vitin 2016 numërohen 1919 fëmijë të denoncuar sipas llojit të veprës së kryer për krime të rënda, krim i organizuar, krime të hapura dhe krime në fushën e sigurisë rrugore. Krahasur me vitin 2015 që numërohen 1163 fëmijëve të denoncuar sipas llojit të veprës së kryer për krime të rënda, krim i organizuar, krime të hapura dhe krime në fushën e sigurisë rrugore, në vitin 2016 kemi një rritje të numrit të fëmijëve të denoncuar sipas llojit të veprës së kryer që numërohen 1919 fëmijë.

Nga zyra e PNUD-it Shqipëri, znj. Edlira Papavangjeli, si dhe Nën/kryetarja e Parlamentit Shqiptar, znj. Vasilika Hysi, theksuan jo vetëm vështirësitë që ka hasur deri më tani nisma, por edhe kërkuan mbështetje si nga organet gjyqësore ashtu edhe nga institucionet shtetërore, si dhe propozuan hapa të tjerë në ndjekje të nismës.

Mbrojtja e fëmijëve dhe e të rinjve konsiderohet një sfidë e kohëve të sotme në Shqipëri dhe më gjërë.  CRCA, prej tashmë 20 vjetësh,  punon për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe të të rinjve në Shqipëri dhe për të garantuar të drejtën për mbrojtje  ligjore për ta.  

Zyra për Mbrojtjen Ligjore të Femijëve dhe të të Rinjve në Shqipëri është zyra e parë ligjore e ngritur nga një organizatë për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë pambrojtje. Ajo u ngrit nga CRCA Shqipëri dhe është një model i ndihmës ndaj grupeve më më të pambrojtura të shoqërisë. Që prej vitit 2010 ne bashkëpunojmë me ALO 116 Shqipëri dhe Ambasadën PINK, për të ofruar shërbime të integruara ligjore për të gjitha grupet në rrezik dhe në nevojë për mbrojtje. 


[1]Vjetar Statistikor për Çështjet e të Drejtave të Fëmijëve 2016


NATIONAL FREE LEGAL AID HELPLINE  FOR CHILDREN AND YOUNG PEOPLE

Free Legal Aid Oficce, in cooperation with ALO 116, and supported by UNDP, introduced for the first time in Albania the concept of the Free Legal Aid Helpline for children and young people in Albania. Children and young people, children with special needs, Roma children, exploited children, children victims of abuse and violence and some of their most vulenrable groups will have the opportunity to benefit from legal professional assistance.

The General Director of CRCA, Altin Hazizaj, higlight  the main principles of the Helpline’ work as below:

  • Free of charge service  for all childrens' calls, 24 hours a day,  7 days a week;
  • Conselling and informmation  for any legal issues that children and young people report;
  • Refering  the cases to the public or private child protection services;
  • Working to ensure the highest and professional standards of providing services to children and young people;
  • Beliving that every child and young people, regardless of age and ability, are guaranteed all the rights.
  • Working forchild participation.

Since 2001, more than 150 issues have been followed by CRCA and over 2000 children and young people have benefited from its services throughout Albania. During 2018 more than 112 cases were benefited  free legal aid, social and health assistance in Albania. These children and young people who have asked for their assistance have been refered by the ALO 116, by Roma community organizations and its activists, as well as by the Pink Embassy.

The concept of providing legal aid through the phone is still unknown in Albania, therefore UNDP and CRCA were focused on preparing this concept idea and discussing it with gonverment institutions, civil society and legal experts.

According to the Annual Statistical Report on Human Rights issues for 2016, 1919 children were reported according to the offense committed for serious crimes, organized crime, open crimes and crimes of road safety. Compared to 2015 that counted 1163 children cases, in 2016 there was an increase in the number of children reported according to the type of offense.

The representative of UNDP Albania, Ms. Edlira Papavangjeli, as well as the representative of Albanian Parliament, Ms.Vasilika Hysi, were highlighted the difficulties that they have encountered so far, and also sought support from judicial institutions and state institutions, They proposed other steps to pursuit the initiative.

The Office for the Legal Protection of Children and Youth in Albania is the first legal office set up by an organization to protect children and young people from defenselessness. She was raised by CRCA Albania and is a model of helping the most vulnerable groups of society. Since 2010 we have been cooperating with ALO 116 Albania and the PINK Embassy to provide integrated legal services for all vulnerable and in need of protection groups.

The protection of children and young people was considered a challenge in Albania. CRCA, for 20 years, works to protect the children rights and young people in Albania and to guarantee the legal protection’ right for them.

Free Legal Aid Office for children and young people  in Albania is the first legal office established by an organization to protect vulenrable children and young people. It was raised by CRCA Albania and is a postive model of helping the most vulnerable groups of society. Since 2010 we have been cooperating with ALO 116 Albania and the PINK Embassy to provide integrated legal services for all vulnerable groups.