• Feb 24, 18
  • isigurtwm

Në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, autoritetet publike, shoqëria civile dhe industria e internetit së bashku diskutuan hapat në vijim për ta bërë internetin të sigurt për të gjithë fëmijët anembanë Shqipërisë.

6 Shkurt 2018 –CRCA Shqipëri dhe ALO 116, në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar për Çertifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrinë e Brendshme, sot në mëngjes hapën siparin e Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë së Fëmijëve në Internet 2018 (SID). Në Shqipëri aktivitetet për këtë ditë simbolike shtrihen përgjatë një jave të tërë dedikuar ndërgjegjësimit të fëmijëve dhe prindërve për rreziqet që paraqet interneti për mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi online.

Shqipëria është bërë pjesë e kësaj dite për herë të parë në vitin 2006, falë përpjekjes së CRCA për të avokuar për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve edhe në internet. Që prej vitit 2010, pjesë e SID është bërë edhe ALO 116-Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri.

Qëllimi i kësaj jave është  ndërgjegjësimi  i fewmijwve, prindwrve, institucioneve, organizatave dhe industrisw sw internetit, për mbrojtjen e fëmijëve në internet si dhe promovimin e shërbimeve mbështetëse për fëmijët viktima të abuzimit online. Në kuadër të javes po organizohen një ndwr tw tjera, kwto aktivitete:

Firmosja e Planit të Veprimit për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Fëmijëve në Internet. Plani ka për qëllim rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet nëpërmjet përforcimit të kapaciteteve kombëtare dhe lokale, forcimin e partneritetit Institucione - OJF – Industri për sigurinë e fëmijëve në internet, forcimin e kuadrit ligjor dhe politikave për sigurinë online të fëmijëve si dhe ndërgjegjësimin dhe informimin për sigurinë online të  fëmijëve.

Fushata e ndërgjegjësimit në Shkolla: Aktivitetet informuese po zhvillohen gjatë javës në 6 shkolla 9-vjecare të qytetit të Tiranës, për të informuar dhe edukuar fëmijët sesi mund të mbrohen në jetën virtuale. Synimi kryesor i aktiviteteve në institucionet e edukimit  është promovimi i ALO 116-111 dhe Platformës Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve Online www.sigurt.al, si dhe njohja e fëmijëve me këtë shërbim. Kjo fushatë ka në fokus psikoedukimin dhe informimin e nxënësve, prindërve  dhe mësuesve mbi cyber bulling, ekspozimin e fëmijëve më materiale të papërshtatshme dhe të paligjshme, vjedhjen e identitetit online, pornografine etj.

Forumi i hapur me prindër-Shkolla 9 vjecare e Yzberishtit i hapi rrugën diskutimeve të hapura me prindër të komunitetit, mbi ccështje e sigurisë së fëmijeve në internet. Si prindër  nuk mund të dimë gjithcka për jetën online si chat-et, media sociale, postimet, blogjet etj mund të dimë mjaftueshëm për prindërimin, rregullat, parimet, kufinjtë në aspektet e tjera të jetës së fëmijës.

Firmosja e Kodit të rishikuar të Sjelljes –Gjatë kësaj javë kompanitë e industrisë së komunikimit dhe internetit rikonfirmuan “Kodin e  Sjelljes”, duke I bërë disa shtesa,  për përdorimin e sigurt të shërbimeve. Kodi përfshin një sërë standardesh për të garantuar më shumë mbrojtje për përdoruesit dhe sidomos për fëmijët. Ky kod nxit kompanitëpër të krijuar dhe prezantuar shërbime të reja për rritjen e sigurisë së fëmijëve. Ky kod ofron mundësinë e promovimit të mekanizamave për filtrimin e aksesit në internet si dhe rrit sensibilizimin e prindërve, lidhur me njohjen e instrumenteve të kontrollit prindëror, për përdorimin e internetit nga fëmijët dhe adoleshentët.

Takim i hapur me komunitetin e prindërve në Vodafone Albania –CRCA  dheALO 116 prezantuan raste studimore si dhe gjetjet kryesorë të mbledhura nga Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë - ALO 116 dhe Platfoma Kombëtare e Sigurisë së Fëmijëve në Internet - ISIGURT.AL.  Ndarja e eksperiencave pozitive dhe rritjes së bashkëpunimit industri-OSHC për sigurinë e fëmijeve në internet ishin fokusi i takimit.

Për më tepër informacion ju lutem kontaktoni në adresën: info@crca.al dhe  alo116@alo116.al


ALBANIA JOIN FORCES FOR CHILD ONLINE SAFETY

On the Safe Internet Day 2018, public authorities, civil society and the internet industry jointly  discussing  the further steps  for child online safety throughout Albania

February, 6th 2018 – CRCA Albania and ALO 116, on collaboration with The National Authority for Electronic Certification and Cyber Security, The Ministry of Health and Social Protection, The Ministry of Education, Sports and Youth, and The Ministry of Interior, was opened today Safe Internet Day #SID2018.  In Albania the activities for this symbolic day, as usually, will be extended over a week, dedicated to children and parents rising awareness for the Internet risks and for the protection of children from online abuse and exploitation.

For the first time, Albania has been part of this day in 2006, thanks to the CRCA engagement to advocate for child online rights and protection. In 2010, Albanian National Child Helpline- ALO 116 also has been part of the SID Initiatives in Albania. The aim of this week is to raise awareness of children, parents, teachers, public authorities, NGOs, and private sector to protect and promote services for child online victims. In the frame work of this week were organized activities, such is:

Sign of National Action Plan for child online protection and safety. The plan aims to enhance child online safety through: the strengthening of national and local capacities, consolidation of partnership among government-NGOs- private sector for child online protection; the legal framework improvement; the information and rising awareness for child online protection.

Schools Awareness Campaign. Information activities were took place during the week in seven elementary public and private schools in Tirana. The children were informed on how to protect themselves and their friends. Promotion of the National Child Helpline ALO 116-111 and the National Platform for Child Online Safety www.ISIGURT.al , was the purpose of the meetings with children.

The awareness campaign aims to rise awareness about  cyberbulling (online harassment and violence), sexting (personal data, intimate photos, videos shared on internet without the child approval), Internet addiction, online games, thief identity, pornography etc.

Parents Open Forum - Parents of Yzberisht elementary school in Tirana opened their doors for discussion on the framework of child online protection challenges. As parent we don’t know everything about virtual life such is chat, social media, posts, blogs etc, but we may know enough about parenting, rules, principals, boundaries in the child life.

Sign the Review Code of Conduct - During this week, the companies of communications and Internet industry companies reconfirmed the "Code of Conduct", making some amendments related with services security.   The Code of Conduct includes a set of standards to guarantee users protection especially children. It encourages phone and internet companies to create and introduce new tools to increase child online safety. This code offers the opportunity to promote safety access mechanisms, as well as increase parents’ awareness about of parental control programs and instruments.

Meeting with Vodafone Community Parents. At this meeting CRCA and ALO 116 presented case studies and key findings collected from the Albanian National Child Helpline- ALO 116 and from the National Platform for Child Online Safety – www.ISIGURT.al. The focus of the meeting was to share positive experiences and increased industry - CSOs cooperation on child safety.

For more information please contact: info@crca.al and  alo116@alo116.al