• Dec 14, 15
  • isigurtwm

15 Dhjetor 2015 - Sot në qytetin e Kuçovës  u zhvillua një takim informues dhe konsultues me të rinjtë e Kuçovës  mbi temën e internetit të sigurt në kontekstin e  fushatës ndërgjegjësuese për çështjet e sigurisë në internet për fëmijët.

Në këtë takim morën pjesë të rinj nga grupime dhe forume të ndryshme politike, nga organizata prezente në qytet,  si Kryqi i Kuq dhe Korpusi i Paqes dhe gjithashtu të rinj vullnetarë dhe përfaqësues minoritetesh. Kishte një pjesëmarrje të konsiderueshmë dhe aktive në diskutim.

Fillimisht u diskutua për nevojat e dukshme të të rinjve në këtë qytet dhe iniciativat që ata kishin ndërmarrë për të plotësuar këto nevoja. U përmendën disa aktivitete të mbështetura nga organizatat dhe nga Bashkia e qytetit.  U bë prezente Kontrata Sociale dhe prioritetet e të rinjvë lidhur këto me nevojat konkrete që të rinjtë sollën në takim.

U diskutua tema e internetit të sigurtë dhe ndikimi i tij në ditët e sotme. Të rinjtë shprehën interes dhe sollën ide të ndryshme lidhur me ngritjen e një rrjeti të rinjsh të gatshëm për të informuar bahshkëmoshatarët e tyre mbi këto tema. Ky rrjet të rinjsh do të mund të bënte evidente gjithashtu edhe nevojat apo prioritetet e dukshme të kësaj grupmoshe në këtë qytet. Kështu mund të kishin mundësi të diskutonin këto nevoja me stukturat institucionale për të marrë një zgjidhje sa më afër problemeve që kishin.

Së fundmi u diskutuan mundësitë për formimin e këtij rrjeti dhe efektet pozitive që ai mund të sjellë në komunitet. Duke diskutuar edhe mbi eksperienca personale, të rinjtë u shprehën të gatshëm dhe të motivuar për të marrë këtë nismë të vlerësuar nga ana e tyre.