• Dec 21, 15
  • isigurtwm

22 Dhjetor 2015 - Kukësi është qyteti i rradhës ku u zhvillua takimi me të rinjtë dhe të rejat mbi çështje të internetit të sigurt dhe mbi ngritjen e një rrjeti të rinjsh për të ndihmuar në këtë çështje. Pjesëmarrës të shumtë ishin prezent dhe përfaqësonin grupime të ndryshme dhe organizata prezente në qytet.

Pasi u bë prezantimi me grupin u informuan mbi temat që do të diskutoheshin dhe u bisedua gjithashtu mbi qëllimet e takimeve të vazhduara që zhvilloheshin në qytete të ndryshme. Të rinjtë diskutuan mbi nevojat më emergjente që evidentonin në qytet por edhe në zonat përeth.

U diskutua gjithashtu edhe për idenë shumë të përkrahur nga të rinjtë e ngritjes së një grupi i cili do të shërbente për të përfaqësuar të rinjtë e qytetit në organizimet apo për të kryer  shërbime të ndryshme në funksion të komunitetit.

U diskutua mbi prioritetet që të rinjtë mund të vendosnin si më të rëndësishme dhe të parat për t’u vlerësuar dhe përmbushur. Këto prioritete dilnin nga nevoj e ndryshme që të rinjtë hasnin çdo ditë në qytet apo edhe në zonat rurale.

U vlerësua dhe u përkrah nisma e të rinjve të Tiranës për ngritjen e një Lidershipi përfaqësues i zërit të të rinjve dhe u vlerësua si model për tu organizuar në një të ardhme.

Të rinjtë mirëpritën dhe diskutuan gjërësisht mbi temën e internetit të sigurt si një çështje shumë aktuale dhe të kudo gjendur në realitetin që po jetojmë. U vlerësua gjithashtu edhe ideja e formimit të një rrjeti të rinjsh dhe u theksua fakti që të ketë përfaqësues të të gjithë aktorëve dhe organizatave në qytet.

Interesi i të rinjve në këtë qytet tregohejedhe në pyetjet e ndryshme të zhvilluara në bashkëbisedim të cilat më së miri tregonin për qëllimet e takimit dhe punët që do të vinin në vazhdim.

Së fundmi të rinjtë u njohën me vazhdimësinë e takimeve, risitë që do sillen dhe do vlerësohen nga të rinjtë për të ndikuar në komunitet dhe gjithashtu edhe për ofrimin sa më parë të shërbimeve nga vetë të rinjtë.