|   NA KONTAKTONI   |   MEMBER LOGIN

Udhëzime për Prindërit

You are here

Ndërsa eksplorimi në internet hap një botë drejt mundësive për fëmijët duke zgjeruar horizontet e tyre në të njejtën kohe i ekspozon edhe ndaj një sërë rreziqesh. Në jetën online ka individë të cilët përpiqen të shfrytëzojnë seksualisht fëmijët. Këta individë i joshin fëmijët gradualisht duke iu ofruar fëmijëve dashuri, mirësi, iu kushtojnë vëmëndje madje ndonjëhere edhe dhurata deri sa arrijnë qëllim final të tyre abuzmin më fëmijët. Si prind ju duhet të mbani të sigurt fëmijën tuaj gjatë aktivitetit online në familje dhe duhet të interesoheni për aktivitetin online edhe jashtë mjedisit familjar.

1.Rreziqet me të cilat mund të ndeshen fëmijët online

Ditët e sotme përdorimi i internetit është bërë pjesë e pandashme e aktivitetit ditor të fëmijëve. Teknologjite të tilla si interneti pavarësisht se janë shumë të vlefshme dhe të nevojshme mund t'i ekpozojnë fëmijët ndaj disa rreziqeve dhe abuzimeve. Disa nga rreziqet me të cilat fëmijë mund të ndeshen në internet janë:

Cyber-bulling

është një term i përdorur për të përcaktuar format e ndryshme të abuzimit psikologjik gjatë aktivitetit online të fëmijëve. Cyber bullying është terminologji që përdoret kur njerëzit përdorin internetin për të kërcënuar, ngacmuar, apo poshtëruar dikë duke dërguar mesazhe,fotografi dhe video. Disa shembuj të cyberbulling janë:

  • tallje e përsëritur ndaj një personi duke përdorur nofka dhe epitete;
  • dërgimi i mesazheve turpëruese nëpërmjet internetit;
  • Dërgimi i përmbajtjeve të turpshme, fyese dhe kërcënuese nëprmjet aplikacioneve online të ndryshme;
  • Dërgimi I mesazheve elektronike me gjuhë vulgare;
  • Dërgimi ose postimi i thashethemeve në lidhje me një person për të dëmtuar reputacionin e tij/saj;
  • Hapja e llogarive në rrjete të ndryshme në emër të dikujt tjetër dhe postimi i përmbajtjeve dhe materialeve me qëllim dëmtimin e reputacionit të tij/saj;
  • Postimi dhe ndarja e sekreteve, informacioneve të turpshme apo imazheve online; 
  • Postimi I fotove dhe videove të dikujt pa pëlqimin e tij/saj;

Forma të tilla të cyber-bulling pothuajse ndeshen në të gjitha rrjetet sociale por edhe në të gjitha platformat e tjera të komunikimit dhe ndërveprimit online.

Grooming

Është përgatitja dhe manipulimi psikologjik i një fëmijë me qëllim shfrytëzimin seksual.

  • Hapi i parë që bën një groomer (abuzuesi) është fitimi i besimit të fëmijës me qëllim paraqitjen veprimeve të tij si të dobishme për vetë fëmijën;
  • Kjo mund të ndodhë në kontekstin e komunikimit privat nëpërmjet programeve të komunikimit (messenger, dhoma chati etj);
  • Mund të ndodhe dhe në rrjetet sociale. Një groomer (abuzues) mund të manipuloje të dhënat e tij në rrjetet sociale për të krijuar më lehtë marrdhëniet me fëmijët;
  • Qëllimi i këtyre veprimeve i një groomeri është që të rregullojë një takim me fëmijën ose ta manipuloje atë me qellim përdorimin e tij për pornografi;
  • Grooming shkakton lëndim psikologjik të fëmijës për shkak të psikomanipulimit dhe joshjes që groomeri përdor. Gjithashtu grooming krijon një model të dëmshëm të marrdhënieve të fëmijëve me të rriturit;

Grooming është dicka shumë serioze e cila kërkon vëmëndjen e duhur dhe të menjëhershme. Ndërhyrja në të tilla raste kërkon bashkëpunim të drejpërdrejt me policine dhe duhet motivuar fëmija ta raportojë abuzmin.

Shenjat e grooming mund të jenë:

  • Tregimi i tepruar i interesit apo preferencës për një fëmijë të veçantë duke shprehur interesin për ta takuar personalisht;
  • Dërgimi i imazheve, videove apo linqeve pornografike tek fëmijët;
  • Duke zhvilluar biseda me tema seksuale të papërshtatshme për moshën e fëmijëve;
  • Duke i kërkuar një fëmijë të ndajë imazhe personale dhe intime;

Pedofilia

Pedofilia i referohet njerëzve që kanë interes seksual ndaj fëmijëve, për t’i abuzuar ata seksualisht në Internet apo në jetën reale. Fatkeqësisht, njerëz të tillë tentojnë të kontaktojnë fëmijët me anë të Internetit siç janë rrjetet sociale, dhomat e bisedës – chatrooms, apo lojërat e ndryshme. Ata pretendojnë se janë dikush tjetër dhe shfaqin interes ndaj fëmijëve. Është shumë e rëndësishme që si prindër të dini se njerëz të tillë ekzistojnë. Fëmijët nuk duhet kurrë të bëjnë gjëra me të cilat nuk ndihen mirë online apo offline. Pedofilia është proces manipulues për të vënë nën kontroll fëmijët. Fëmijët duhet të ndihen të afërt me prindërit dhe të dinë se mund të bisedojnë me juve nëse janë kanë rënë në kontakt me një pedofil.

Hakimi

Është një term i përdorur për të përshkruar një përpjekje të dikujt për të thyer online kompjuterin me qëllim aksesin dhe vjedhjen e të dhënave personale, kontrollin e materialeve personale në kompjuter apo manipulimin e sistemit operativ të kompjuterit.

  • Kjo është mjaft shqetësuese sepse dikush nëpërmjet hakimit mund të disponojë dhe përdore për qëllime të caktuara informacion, llogari dhe materiale personale (foto, video);
  • Hakimi është fillim i një sërë çështjesh serioze. Hakuesi mund të përdorë materialet për një sërë qëllimesh përfitimi, mashtrimi dhe shpërndarjen e informacioneve personale të viktimës;
  • Hakeri mund të fshijë informacione dhe dosje të rëndësishme, mund të dëmtojë kompjuterin veprime të cilat mund të krijojnë shumë shqetësime dhe pasoja;

Varësia nga interneti

Është përdorimi i tepruar i internetit dëri në masën sa ndërhyn në aktivitetet e jetës së përditshme. Edhe pse shpesh herë varësia nga interneti mund të duket i paqartë ka raste kur fëmijët dhe adoleshenëtët kalojnë orë të tëra në internet duke luajtuar lojëra elektronike, biseduar dhe naviguar duke harruar përgjegjësitë e tyre madje dhe ushqimin. Nga pikpamja e sjelljës mund të konsiderohet si një sjellje kompulsive dhe përkufizohet klinikisht si një sjellje e cila bëhet jo sepse është e kendshme dhe e dobishme por për shkak se individi mendon se duhet ta bëje. 

Përmbajtja e papërshtatshme

Është një përkufizim i cili i referohet cdo lloj përmbajtje në internet, verbale, vizuale, audio dhe video i cila është e rrezikshme dhe e papërshtatshme për moshën e fëmijëve por është në dispozicion të publikut. Për shkak të hapësirës së madhe të shtrirjes së internetit kemi të bëjmë me një larmi të madhe të interesave të subjekteve të ndryshme.

  • Pa udhëzimet e duhura dhe pa filtra fëmijët mund të ndeshen edhe aksidenatlisht online me përmbajtje e cila për ata mund të shkaktojë stres dhe ankth;
  • Një përmbajtje e tillë mund të jetë e dhunshme, pornografike, raciste apo fyese;
  • Shikimi apo kontakti me përmbajtje të tilla mund të trazojë botën e brendshme të fëmijëve. Në rastin e kontaktit të fëmijëve me materiale pornografike mund të shtrembërojë zhvillimin psiko-seksual;

Sexting

Është një term i përdorur për të përshkruar dërgimin e mesazheve, fotove me përmbajtje seksuale kryesisht nëpërmjet celularëve. Ndonëse dërgimi i këtyre përmbatjeve mund të jetë e dakordësuar ndërmjet njëri-tjetrit mund të ndodhë që këto përmbatje të përfundojnë duke qarkulluar në internet kryesisht kur marrëdheniet marrin fund. Edhe pse në shumicën e rasteve nis si një loj mes adoleshentëve, shpërndarësi i materialeve e humbet kontrollin kryesisht mbi imazhet dhe shkakton pasoja turpi dhe potencialisht shkatërruese.

2.Çfarë thonë fëmijët për përdorimin e internetit?

Në dhjetor 2013 – janar 2014, 900 fëmijë të moshës 13 – 18 vjeçare, u intervistuan në Shqipëri nga World Vision, në lidhje me internetin. Gjetjet kryesore të këtyre intervistave tregojne se rreziqet më kryesore të perceptuara nga fëmijët ishin ato të lidhura me përmbajtjen, pasuar nga ato të lidhura me sjelljen dhe më pas ato të lidhura me kontaktet.

  • Ngacmimet (bullying), vjedhja e fjalëkalimeve, si dhe shikimi i paqëllimshëm i materialeve pornografike gjatë përdorimit të internetit janë çështje serioze me të cilat përballen fëmijët aktualisht, ku 45% e të pyeturve vunë në dukje se fëmijëve iu duhet të përballen me të tilla çështje çdo ditë;
  • Sipas 44% të të pyeturve, fëmijët shohin materiale pornografike çdo ditë;
  • 47% e fëmijëve të invervistuar pranojnë që, brenda vitit të fundit, ata janë kontaktuar online nga një individ i panjohur;
  • Nga 47% e fëmijëve që janë kontaktuar online nga një individ në vitin e fundit, 40% e tyre ishin kontaktuar nga persona të huaj;
  •  Shumica e qytetarëve të huaj të panjohur që kontaktojnë fëmijët shqiptarë online janë nga Mbretëria e Bashkuar (33%), Italia (14%) dhe nga SHBA (8%);
  • 68% e fëmijëve si nga zonat rurale ashtu edhe nga ato urbane konfirmojnë ekzistencën e vendndodhjeve, kompjuterave, ose ekraneve që shfaqin materiale pornografike në kundërshtim me dëshirën e tyre;
  • Shumica e materialeve pornografike të paqëllimshme që shfaqen ndodh në qendra internet (internet café);
  • 32% e fëmijëve të intervistuar konfirmuan që nëse do të lëndoheshin online, më pak të mundshmit për t’iu kërkuar ndihmë do të ishin mësuesit. Kjo pasohej nga policia, ku 27% e fëmijëve nuk e konsiderojnë si një institucion për ndihmë;

3.Për ta bërë internetin më të sigurt për fëmijët tanë ne duhet të kemi parasysh disa këshilla:

Njohja me sfidat e prindërimit: Janë disa pjesëza këshillash të rëndësishme për t'iu kujtuar që ashtu siç janë hapat e parë të zhvillimit në jetën e përditshme po aq të rëndësishëm janë dhe hapat e parë në botën online. Si prind ju ndoshta nuk mund të dini gjithcka për jetën online si chat-et, media sociale, postimet, blogjet etj por ju dini mjaftueshëm për prindërimin, rregullat, parimet, kufinjtë në aspektet e tjera të jetës së fëmijës tuaj.

Lundroni në internet bashkë më fëmijën tuaj: Ju si prind duhet të jeni personi kryesor që të udhëzoni fëmijën tuaj për mënyrën se si duhet ta përdrin internetin duke e eksploruar atë bashkë. Kjo do të ndikojë në ndarjen me ju të eksperiencave pozitive dhe negative të fëmijës tuaj online. Duke bërë këtë fëmija juaj do ta ketë më të lehtë që të pranojë rregullat kryesore të përdorimit të kopmjuterit. Ju duhet të inkurajoni fëmijën tuaj që të jenë të kujdesshëm në dhënien e informacionit personal.

Kushtojini vëmëndje: Nuk është i mjaftueshëm fakti që ju keni vendosur kompjuterin në një vend qëndror dhe të dukshëm në shtëpinë tuaj nëse ju nuk i kushtoni vëmëndje asaj se çfarë fëmijëa juaj po bën me kompjuterin. Uluni dhe ju afër kompjuterit me fëmijën tuaj dhe bisedoni rreth asaj se çdarë po bën online.

Lexoni më shumë në lidhje me atë çfarë shikoni ne ekranin që po përdor fëmija juaj: Nëse ju pyesni fëmijën tuaj se çfarë ata po bëjnë dhe ju nuk e kuptoni pergjigjen atëherë është koha për të lexuar rreth asaj. Vizitoje më vonë atë faqe interneti dhe kërko për lajme ose artikuj në lidhje me fjalët kyçe që do gjesh tek ajo adresë.

Përdor mekanizmat teknologjisë për internet të sigurtë: Ka një sërë mekanizmash të cilat instalohen në kompjuter të cilat të krijojnë mundësi që të mbroni fëmijën tuaj online. Filtrat e internetit, softëare dhe udhëzuesit të cilët mund ti kërkoni dhe pranë subjekteve në të cilat ju bleni kompjuterat mund të ua lehtësojnë monitorimin e aktivitetit të fëmijës tuaj online.

Tregohuni të vëmëndshmë ndaj sinjaleve paralajmëruese: Një fëmijë që heziton të flasë më familjarët në lidhje me aktivitetin e tij online ose që duket i tërhequr nga familja dhe miqtë mund të ketë një problem. Ndryshimi i personalitetit të fëmijës tuaj mund të jetë një shënje se dicka po ndodh me fëmijën tuaj dhe ekspozimi ndaj pornografisë dhe cyberbullying mund të jetë një shkak i këtyrë ndryshimeve.

Mësoni t'u thoni fëmijëve dhe jo: Nësë fëmija juaj vazhdimisht kalon shumë kohë në internet ose shpërfill rregullat në lidhje me përdorimin e kompjuterit është koha që të merrni masa deri në shkëputjen e lidhjes së internetit. Kjo mund të jetë një masë paraprake me të cilët fëmijët tuaj mund të mos pajtohen por ata mund të mbijetojnë pa të. Sigurohuni që të jeni të qartë që të argumentoni këtë vendim si dhe për kohëzgjatjen e vendimit.

Partnerët

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne

 
 

Mbështetur Nga