Tiranë, 9 Shkurt 2016 - Në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurtë dhe nën moton #WePROTECT, u mbajt sot Takimi Kombëtar për Sigurinë e Fëmijëve Online.
22 Dhjetor 2015 - Kukësi është qyteti i rradhës ku u zhvillua takimi me të rinjtë dhe të rejat mbi çështje të internetit të sigurt dhe mbi ngritjen e një rrjeti të rinjsh për të ndihmuar në këtë çështje. Pjesëmarrës të shumtë ishin prezent dhe përfaqësonin grupime të ndryshme dhe organizata prezente në qytet.
21 Dhjetor 2015- Sot u organizua në qytetin e Elbasanit takimi me të rinjtë e këtij qyteti mbi çështjen e sigurisë në internet të fëmijëve dhe të rinjve. Takimi u mbajt në mjediset e bashkisë së qytetit dhe morën pjësë përfaqësues organizatash, forumesh politike, përfaqësues të bashkisë Elbasan, punonjës të policisë, nxënës të shkollave 9 vjeçare dhe të mesme etj.
16 Dhjetor 2015 -Sot u zhvillua në qytetin e Lezhës një takim me të rinj përfaqësues të organizatave të ndryshme dhe forumeve politike në qytet. Të rinj dhe të reja nga forumet politike të LRI dhe PD, përfaqësues të World Vision, të komitetit të të rinjve në qytet dhe të rinj vullnetarë morën pjesë në takim.
15 Dhjetor 2015 - Sot në qytetin e Kuçovës u zhvillua një takim informues dhe konsultues me të rinjtë e Kuçovës mbi temën e internetit të sigurt në kontekstin e fushatës ndërgjegjësuese për çështjet e sigurisë në internet për fëmijët.
Tiranë, 3 Dhjetor 2015– Ditën e sotme, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri- CRCA mbajti takimin konsultues për Platformën Kombëtare të Internetit të Sigurt për Fëmijët në Shqipëri me aktorët e shoqërisë civile, duke përfshirë këtu NGO, institucionet shtetërore, agjensitë kombëtare etj.
Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.