LINJA KOMBËTARE PËR INTERNET TË SIGURT NË SHQIPËRI
ALBANIAN NATIONAL HOTLINE FOR INTERNET SAFETY

Fushata Ndërgjegjësuese

You are here

Se Fushata Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët në Shqipëri

Tiranë, 4 Shkurt 2022- Shqipëria çeli sot siparin e një prej fushatave më të rëndësishme në nivel kombëtar dhe global, atë të internetit të sigurt dhe mbrotjtjes së fëmijëve dhe adoleshentëve nga dhuna e shfrytëzimi në internet.

Fushata zhvillohet në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, një ditë që i përket të gjithë botës dhe në të cilën vendi ynë është bërë pjesë që prej vitit 2005. Synimi i kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit për çështjet më shqetësuese që fëmijët dhe të rinjtë ndeshin gjatë navigimit në internet, të cilat kërkojnë përfshirjen e institucioneve publike, shoqërisë dhe industrisë së internetit.

Këtë vit, Dita Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt zhvillohet nën moton "Së bashku për internet më të sigurt". Ajo inkurajon Kuvendin, Qeverinë, institucionet ligj-zbatuese, industrinë e internetit, OSHC-të, prindërit dhe fëmijët, që të krijojnë një mjedis sa më të sigurt për navigimin në internet për të gjithë.

Fushata përfshin organizimin e një sërë aktivitetesh, që organizohen e mbështeten nga Platforma Kombëtare ISIGURT.AL dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, në partneritet me Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjensinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve etj. Aktivitetet kryesore të fushatës janë:

  • Forumi i 7-të Kombëtar- “Së bashku për një internet më të sigurt për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri”;
  • Botimi i raportit vjetor “Mbrojtja e Fëmijëve dhe të rinjve online në Shqipëri 2021”;
  • Fushata “Dhuna seksuale në internet ndaj fëmijëve është KRIM! RAPORTOJE!”;
  • Publikimi i tre broshurave udhezuese “Për një Internet më të Sigurt për Fëmijët dhe Adoleshentët në Shqipëri”, nga ISIGURT.AL dhe CRCA/ECPAT Shqipëri;
  • Aktivitete ndërgjegjësuese në shkolla dhe hapësira publike mbi internetin e sigurt.

CRCA/ECPAT Shqipëri dhe Platforma Kombëtare ISIGURT.AL, ftojnë të gjithë prindërit, mësuesit, politikë-bërësit, përfaqësuesit e institucioneve publike dhe private, industrinë e internetit dhe platformat online të lajmeve në gjuhën shqipe, opinionin e gjerë dhe mediat, organizatat e shoqërisë civile që të bëhen pjesë e fushatës, duke organizuar takime informuese dhe ndërgjegjësuese për një nga problematikat e mëdha që po përjeton Shqipëria dhe e gjithë bota, e që prej pandemisë duket se është kthyer në një situatë alarmante, dhuna dhe ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve në internet.

CRCA/ECPAT Shqipëri, që prej vitit 2005 punon për krijimin e një internet të sigurt për fëmijët dhe adoleshentët në vendin tonë. Në vitin 2016, u krijua për këtë gjë edhe Platforma Kombëtare për Internetin e Sigurt, ISIGURT.AL, në të cilën gjithkush mund të raportojë ngacmimet, bulizmin, gjuhën e urrejtjes, kërcënimet, dhunën dhe shfrytëzimin seksual apo edhe çdo lloj incidenti që has on-line për të krijuar një sistem të sigurt në mbrojtje të fëmijëve dhe të rinjve.

Albania launches the National Campaign for Safer Internet for Children and youth

Tirana, 4 February 2022- Albania launched today one of the most important campaigns at the national and global level, that of safer internet for children and adolescents and their protection from violence and exploitation.

The campaign takes place within the framework of the International Safer Internet Day. The aim of the international day is to raise awareness of the most worrying issues that children and young people encounter while browsing internet, which requires the involvement of public institutions, society, and the internet industry.

This year, International Safer Internet Day takes place under the motto "Together for safer internet". It encourages the Parliament, the Government, law enforcement institutions, the internet industry, CSOs, parents and children, to work together to establish an online safe environment for everyone.

The campaign this year takes place in more than 200 countries. In Albania the campaign will see the organisation of a series of activities, supported by the National Hotline ISIGURT.AL and CRCA / ECPAT Albania, in partnership with the Ministry of State for Youth and Children, the  State Agency for the Rights and Protection of Children, etc. The main activities of the campaign are:

• 7th National Forum - "Together for a safer internet for Children and Youth in Albania"

• Publication of the annual report "Protection of children and young people online in Albania 2021";

• Campaign “Sexual violence against children online is a CRIME! REPORT!”

• Publication of three guide brochures "For a Safer Internet for Children and Adolescents in Albania", by ISIGURT.AL and CRCA / ECPAT Albania

• Awareness activities in schools and public spaces on safe internet.

CRCA / ECPAT Albania and the National Hotline ISIGURT.AL, invite parents, teachers, policy makers, representatives of public and private institutions, the internet industry and online news platforms, members of the public and the media, civil society organizations to join the campaign, by organising information and awareness meetings in schools, public spaces, classrooms, and homes to inform children and young people on the risks they face online and where to report when such incidents happen.

CRCA / ECPAT Albania, since 2005 works to make internet safer for children and adolescents. In 2015, the National Hotline for Safe Internet, ISIGURT.AL was established to help children and youth to report online harassment, bullying, hate speech, threats, violence, and sexual exploitation, while increase informing of children, parents, teachers, institutions and society at large on the issues of safety children face while online.

 
MEMBER OF


 

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne