LINJA KOMBËTARE PËR INTERNET TË SIGURT NË SHQIPËRI
ALBANIAN NATIONAL HOTLINE FOR INTERNET SAFETY

Dita nderkombëtare e Internetit të sigurtë

You are here

Dita e Internetit të Sigurt organizohet çdo vit në muajin shkurt për të nxitur përdorimin e përgjegjshëm dhe të sigurt të internetit dhe teknologjisë nga fëmijët dhe të rinjtë. Çdo vit ISIGURT në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt organizon aktivitete ndërgjegjësuese. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është informimi, por edhe thirrja për të bashkërenduar përpjekjet e të gjithë aktorëve, prindërve, mësuesve dhe fëmijëve, që përvojat “online” të fëmijëve të jenë vetëm pozitive.

Dita e Internetit të Sigurt është bërë një ngjarje historike në kalendarin e shumë shteteve , përfshirë edhe Shqipërinë. Duke filluar si një iniciativë e projektit SafeBorders të BE-së në vitin 2004 dhe një vit më vonë nga Rrjeti Insafe, Dita e internetit të Sigurt është rritur përtej zonës së saj tradicionale gjeografike dhe tani festohet në rreth 140 vende të botës.

Në Shqipëri, ishte CRCA që organizoi eventin e parë publik për internetin e sigurt në vitin 2005. Që prej atij viti, Shqipëria është pjesë e kësaj dite globale, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve dhe të rinjve në internet. Gjatë vitit 2018, u hap edhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, një arritje kjo e jashtëzakonshme për një vend të vogël si Shqipëria.

 

 
MEMBER OF


 

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne