• Jun 21, 19
  • isigurtwm

Dita Ndërkombëtare kundër Bullizimit në Internet, e gjen Shqipërinë ende tepër mbrapa vendeve Europiane për mbrojtjen ligjore dhe shërbimet për të rrezikuarit

Tiranë, 21 Qershor 2019 – Dita Ndërkombëtare kundër Bullizmit në Internet paraqet për Shqipërinë, shifra ende shqetësuese për situatën në të cilën ndodhen fëmiijët dhe të rinjtë.  Të dhënat e Platformës Kombëtare www.ISIGURT.AL tregojnë se rreth 60 % e fëmiijëve dhe të rinjve që kanë denoncuar, deklarojnë se janë të kërcënuar nga bullizmi online.

Numri i fëmijëve dhe të rinjve që janë kërcënuar nga bulizmi, vjedhjes së identitetit, ngacmimeve e dhunës seksuale në internet, po rritet nga viti në vit. Përgjatë viteve 2016-2018, pranë platformës janë denoncuar mbi 300 raste të fëmijëve dhe të rinjve, nga të cilat rreth 62% e tyre kanë hasur bullizëm on-line. E njëjta situatë shënohet edhe gjatë vitit 2019, ku nga Janari - Qershor 2019, nga 35 raste të denoncuara, 60% e tyre janë të lidhura me gjuhën e urrejtjes, kërcënime dhe shantazhe online.

Sipas Raportit të 1 Kombëtar për sigurinë e fëmijëve dhe të rinjve në internet “Krime pa Ndëshkim”, dy platformat kryesore të ankesave të fëmijëve dhe adoleshentëve për dhunë, bulizëm, abuzim apo vjedhje të profilit, janë Youtube 33% dhe Instagram 43 %.

Mungesa e parashikimeve dhe rregullimeve ligjore në Kodin Penal e bën tepër të vështirë mbrojtjen online të fëmijëve dhe të rinjve. Në Ditën Ndërkombëtare për Bullizmin on-line, CRCA/ECPAT Shqipëri, vijon të ngrejë shqetësimin kryesor të saj. Kuvendi i Shqipërisë dhe Komisionet Parlamentare duhet që sa më shpejt të miratojnë të gjitha propozimet dhe ndryshimet që CRCA ka bërë që në vitin 2016.  

Dita Ndërkombëtare për Bullizmin, shërben edhe si një moment për të ndërgjegjësuar opinionin e gjerë për pasojat që vijnë nga përdorimi i internetit në mënyrë të pasigurt. Sipas Organizatës Cyberbullying.org rreth 34 % e fëmijëve dhe adoleshentëve, raportojnë të jenë viktima të bullizmit on-line, ndërsa 15 % pranojnë se kanë kryer bullizëm te të tjerët.

Në këtë ditë, thirrja jonë kryesore për fëmijët, të rinjtë dhe çdo përdorues të internetit është ; RAPORTO ÇDO INCIDENT te Platforma Kombëtare www.ISIGURT.AL

CRCA/ECPAT Shqipëri është e vetmja organizatë kombëtare e specializuar për çështjet e internetit të sigurtë, që prej muajit Tetor 2018 ka hapur Qendrën Kombëtare për Internet të Sigurt, një njesi e specializuar për ndjekjen dhe studimin e krimeve në botën virtuale dhe sesi ato ndikojnë në sigurinë e përgjithshme të vendit dhe të shoqërisë.


60% of children and youth in Albania are victims of online bullying

International Cyber Bullying Day finds Albania still far from European Countries for Legal Protection and Endangered Services

Tirana, June 21, 2019 - The International Cyber Bullying Day presents for Albania, still worrying statistics about the situation of children and young people. The National Platform data www.ISIGURT.AL shows that around 60% of the children and teenagers who have denounced, claim to be threatened by bullying online.

The number of children and youth who are threatened by cyberbullying, identity theft, sexual harassment and sexual violence is growing year-on-year. Through 2016-2018, over 300 cases of children and young people have been denounced near the platform, of which around 62% have been cyberbullied. The same situation is also noted in 2019, where from January to June 2019, out of 35 reported cases, 60% of them are related to hate speech, threats and blackmail online.

According to the 1st National Report on the Safety of Children and Young People online "Crime Without Punishment", the two main platforms of child and adolescent complaints of violence, bullying, abuse or theft of the profile are Youtube 33% and Instagram 43%.

The lack of legal provisions and regulations in the Criminal Code makes it very difficult to protect online children and young people. On the International Cyberbullying Day, CRCA / ECPAT Albania, continues to raise its main concern. The Albanian Parliament should adopt all the proposals and changes that CRCA has made since 2016 as soon as possible.

The International Cyberbullying Day serves as a moment to make the public aware of the consequences of using the Internet in an unsafe way. According to the Cyberbullying Organization, about 34% of teens have been cyberbullied, while 15% admit to bullying others.

On this day, our main call for children, young people and every internet user is; REPORT EVERY INCIDENT to the National Platform www.ISIGURT.AL

CRCA / ECPAT Albania is the only national organization specialized in secure internet affairs, since October 2018 has opened the National Internet Security Center, a specialized crime tracking and investigation unit in the virtual world, and how they impact on the general security of the country and the society.