• Nov 15, 20
  • crca-author

Në më pak se dy vjet, numri i fëmijëve të trajtuar nga Barnahus Shqipëri, tregon sa i domosdoshëm ka qenë ky shërbim për fëmijët dhe adoleshentët

 

  • Ajo ishte vetëm 12 vjeç dhe kishte vite që dhunohej seksualisht nga bashkëshorti i nënës së saj 46 vjeçar.
  • 16 vjeçarja kishte muaj të tërë që nuk i shkëputej dot kërcënimit të shokut të saj të klasës, se do ta tregonte videon që kishte realizuar me të dhe disa bashkëmoshatarë.
  • Vajza iu drejtua policisë për të denoncuar dhunën seksuale që kishte shumë kohë që e përjetonte. Çdo ditë kërcënohej nga komshiu i saj se nëse do ta denonconte, do ta pësonte shumë keq.

 

Këto pjesëza historish, nuk janë vetëm histori të dhunës seksuale ndaj fëmijëve, por ato janë edhe pjesë të punës së përditshme të Barnahus Shqipëri: Qendra Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Adoleshentëve nga Dhuna Seksuale, që në më pak se dy vjet ka arritur që të shpëtojë rreth 31 fëmijë nga dhuna seksuale e ushtruar çdo ditë ndaj tyre. Falë ndihmës së ekipit të Barnahus fëmijët jo vetëm kanë denoncuar dhunuesin e tyre, por edhe kanë përfituar edhe ndihmën falas ligjore, psikologjike, arsimore, përfshi në disa raste edhe zhvendosjen e familjes në një mjedis më të sigurt.

“Përgjatë kësaj periudhe, kemi trajtuar 29 raste, të rreth 31 fëmijëve të moshave nga 4-18 vjeç. Edhe pse raporti midis vajzave dhe djemve është shumë i madh, ajo që vlen të theksohet, është se një numër i konsiderueshëm i vajzave, 6 prej tyre, janë edhe viktima të mundshme të trafikimit dhe shfrytëzimit brenda dhe jashtë Shqipërisë, gjë që e bën edhe më komplekse ndjekjen e rasteve”- shprehet Klaudio Pulaha, Menaxher i Rasteve pranë Barnahus.

Barnahus njoftohet mbi rastet e dhunës seksuale, nga raportimet që vijnë pranë ALO 116-111, Policia e Prokuroria, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve në 61 bashki të vendit si dhe nga Platforma Kombëtare ISIGURT.AL, e cila ka një rritje galopante të rasteve dhe raportimeve sidomos gjatë pandemisë. Vetëm nga muaji Janar 2020 deri më Nëntor të këtij viti, numri i faqeve pornografike të referuara është 6134, prej tyre 6057 pornografi me të mitur.

“Jemi duke komunikuar me disa prej kompanive globale në mënyrë që shërbimet tona të ofrohen edhe nëpërmjet chatit, aty ku janë fëmijët, pra në Facebook, Instagram, Youtube etj – që çdo formë e dhunës online të na raportohet menjëherë nga fëmijët, në mënyrë që ndjekja e dhunuesve të fëmijës të bëhet menjëherë sa ndodh krimi. Në këtë kuadër mbështetja që i kemi dhënë ndryshimeve në Kodin Penal dhe krijimit të Regjistrit të të Dënuarve të Krimeve Seksuale, tregojnë magnitudën e problemeve me të cilat përballen fëmijët në Shqipëri.” – tha Altin Hazizaj, Drejtor i Përgjithshëm i CRCA/ECPAT Shqipëri.

Përveç  mbështetjes psikologjike për fëmijët, këshillim për familjarët e tyre, Barnahus, ofron edhe mbrojtje ligjore e përfaqësim në Gjykatë, në bashkëpunim me Zyrën e Mbrojtjes Ligjore për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri. Mbështetja përfshin edhe ofrimin e shërbimeve komunitare për fuqizimin e familjes, fuqizimin dhe punësimimin, shërbimet shëndetësore etj.

Barnahus Shqipëri u hap zyrtarisht në Tetor 2019, në kuadër të nismës “Mbro fëmijët dhe të rinjtë nga dhuna seksuale në Shqipëri” dhe është një ndër shërbimet kryesore për fëmijët e të rinjtë të ofruara nga CRCA/ECPAT Shqipëri.

CRCA prej 23 vitesh ka ngritur disa nga shërbimet më të domosdoshme në mbrojtje të fëmijëve dhe të të rinjve, dhe që prej vitit 2011 është liçensuar për të ofruar të tilla shërbime të specializuara në nivel komunitar dhe kombëtar.  

 

Për më shumë informacion, kontakto:

Barnahus Shqipëri

Tel: 042265741

E-mail: aca@crca.al  

 

 

Barnahus Albania: 31 children rescued from their sexual abusers and exploiters

 

In less than two years, the number of children recovered and rehabilitated by Barnahus Albania, shows how important such service is for protecting children from sexual abuse and exploitation

• She was only 12 years old and had been sexually abused by her 46-year-old stepfather for years.

• The 16-year-old had not been able to escape the threat of her classmate for months, that he would show her sex-related video if she did not have sex with him and his peers.

• The girl turned to the police to report the sexual violence she had been experiencing for a long time. Every day she was threatened by her neighbor that if she denounced him, she would suffer badly.

 

These stories are of children who have survived sexual violence and had a chance to tell their story. But they are also part of the daily work of Barnahus Albania: The National Centre for the Protection of Children and Adolescents from Sexual Violence, which in less than two years has managed to save about 31 children from daily sexual violence against them. Thanks to the help of the Barnahus team, the children denounced their abusers, and received free legal, psychological support, educational assistance, including in some cases relocation the family to a safer environment.

"During this period, we have saved from sexual abuse 31 children aged 4-18 years old and provided them with best possible psycho-social and legal services. Although the ratio between girls and boys is very disproportionate, it is worth noting is that a significant number of girls, 6 of them, are also potential victims of trafficking and exploitation inside and outside Albania, which makes their cases even more complex”- says Klaudio Pulaha, Case Manager at Barnahus Albania.

Barnahus Albania gets informed on the cases of sexual violence, from several sources such as the National Helpline, Police, Prosecution Offices, Child Protection Units in 61 municipalities as well as the National Platform ISIGURT.al, which has seen a galloping increase in cases of sexual abuse and exploitation of children and young people, especially during the pandemic. From January to November of this year alone, the number of pornographic sites referred was 6,134, of which 6,057 were child pornography.

“We are having discussion with some of the global companies so that our services could be provided through chat, where the children are, such as: Facebook, Instagram, YouTube, etc. – which means that any form of online violence can be immediately reported to us by children, so that prosecution of child abusers can be done as soon as the crime occurs. In this context, our proposed changes to the Criminal Code and the establishment of the National Register of Sex Offenders, show the magnitude of the problems faced by children in Albania." - said Altin Hazizaj, General Director of CRCA / ECPAT Albania.

In addition to psychological support for children, counselling for their families, Barnahus Albania also provides free legal aid and representation in Court, in cooperation with the Free Legal Aid Office for Children and Youth in Albania. Support also includes the provision of community services for family empowerment and employment, health services, etc.

Barnahus Albania, which officially opened in October 2019, as part of the CRCA/ECPAT Albania initiative "Protecting children and youth from sexual violence in Albania" has become within such a short time the main service for protecting children and young people from sexual abuse and exploitation.

CRCA/ECPAT Albania has 23 years of experience in establishing some of the most important and essential child and youth protection services. It has been licensed since 2011 to provide specialised social services at the community and national level.

 

For more information, contact:

Barnahus Albania

Tel: 042265741

E-mail: aca@crca.al