• Jan 14, 24
  • crca-author

Bashkohu me Fushatën Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri (SID2024). Dita e Internetit të Sigurt (SID) organizohet çdo vit në muajin shkurt për të promovuar përdorimin e sigurt dhe pozitiv të teknologjisë dixhitale, veçanërisht midis fëmijëve dhe të rinjve. Në Shqipëri, dita organizohet nga Platforma Kombëtare për Internet në Sigurt (www.iSIGURT.al) dhe Linja Kombëtare për Sigurinë e Femijëve në Internet, me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri, që është anëtare e INHOPE dhe Insafe, organizatorë të ditës në nivel global, si dhe dhe ALO 116-111: Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët. Ketë vit Dita organizohet në datë  6 Shkurt 2024, nen moton: Së bashku për internet më të sigurt e më mirë!

Edhe ju mund të luani rolin tuaj në këtë drejtim! Je prind, mësues, punonjës policie, psikolog, punonjës për mbrojtjen e fëmijëve, mbrojtës i të drejtave të fëmijëve, institucion apo organizatë që punon për fëmijët apo të rinjtë? Na shkruaj tek adresa e e-mail: isigurt@crca.al  për çdo pyetje që mund të keni. Ndërkohë gjeni më poshtë materialet e fushatës për t'i ndarë ato online apo diskutuar, folur apo organizuar nje takim me prindër, mësues, fëmijë etj.

#sid2024 #isigurtal


Together for a safer and better internet for children!

Tirana 13 Janruary 2024 - Join us in the National Campaign for Saferi Internet in Albania (SID 2024). Safer Internet Day (SID) is held annually in February to promote the safe and positive use of digital technology, especially among children and young people. In Albania, the day is organized by the National Platform for Internet in Safety (www.iSIGURT.al), of CRCA/ECPAT Albania, which is a member of INHOPE and Insafe, the organizers of the day globally. This year the day takes place on 6 February 2024.

Across the world, millions of people come together to bring about positive change online and raise awareness of security issues.

You can play your part too! Are you a parent, teacher, police officer, psychologist, child protection worker, child rights defender, institution or organisation working for children or young people? Write to us at the e-mail address: isigurt@crca.al and request campaign materials to share them online or discuss, talk or organize a meeting with parents, teachers, children etc.

#sid2024    #isigurtal