• Jun 01, 21
  • crca-author

Në Ditën e Fëmijëve, CRCA/ECPAT Shqipëri bënë publike MANIFESTIN PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE, duke kërkuar eleminim të varfërisë së fëmijëve dhe investime për mbrojtjen dhe arsimimin e tyre!

Tiranë, 1 Qershor 2021 – CRCA/ECPAT Shqipëri, zgjodhi sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, të jetë sërish si çdo vit, zëri i fëmijëve nga e gjithë Shqipëria. Përballë dhunës, bulizmit, skllavërisë dhe shfrytëzimit për punë, trafikimit politikave dhe ligjeve të cunguara, CRCA/ECPAT Shqipëri, prezantoi nga Sheshi Skëndërbej “Manisfestin për të Drejtat e Fëmijëve”, një dokument me 10 kërkesa kryesore drejtuar Qeverisë së ardhshme, Kuvendit dhe të gjitha partive politike në vend.

Nën organizimin e një Dite të Hapur për të Drejtat e Fëmijëve, nga Sheshin Skënderbej në kryeqytet, organizata më e madhe dhe më e vjetër në Shqipëri në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve, kërkoi:

  • Varfëri zero dhe strehim për çdo fëmijë dhe eleminim të punës së fëmijëve;
  • Arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës, në shkolla, çerdhe e kopshte falas dhe të aksesueshme nga të gjithë fëmijët;
  • Internet të sigurtë dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes;
  • Shërbime sociale, ligjore, rehabilituese dhe integruese;
  • Programe sportive dhe ushqyerje të shëndetshme;

 

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, theksoi se – “Ne sot i themi BOLL MA varfërisë së tejzgjatur dhe të pajustifikuar te fëmijët! Është e papranueshme për një vend që ka harxhuar e harxhon miliarda euro për të ndërtuar rrugë, që të lerë fëmijët të vdesin për bukën e gojës! Ne nxisim Qeverinë e ardhshme, Kuvendin e ri, të gjithë partitë politike parlamentare dhe shoqërisë, që katër vitet e ardhshme të jenë fundi i vuajtjes së fëmijëve në Shqipëri!”

Në kuadër të 1 Qershorit, CRCA/ECPAT Shqipëri, në bashkëpunim me Shtëpinë e të Drejtave të Njeriut (HRH), Linjën Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ALO 116-111, BARNAHUS Shqipëri, Koalicionin për Arsimin në Shqipëri (ACE), Rrjetin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Qendrën Kombëtare Burimore për të Rinjtë në Shqipëri (YRCA), ftuan fëmijët, të rinjtë e të rejat, prindërit dhe qytetarët e Tiranës, për të shkruar mesazhet e tyre, kërkesat, shqetësimet, realitetin dhe zgjidhjet e probelmatikave në një përlurë të madhe të vendosur në sheshin kryesor të kryeqytetit.

Qytetarët patën mundësinë gjithashtu që të ndalen në stendën e informimit të ngritur në Sheshin Skënderbej nga CRCA/ECPAT Shqipëri, për të marrë informacione dhe këshilla të vlefshme mbi të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen nga dhuna seksuale, sigurinë në internet, mekanizmat e raportimit, ku mund të gjenden shërbimet miqësore për fëmijët dhe adoleshentët, mënyrat e mbrojtjes nga ngacmimi dhe abuzimi seksual, shfrytëzimi në punë, të miturit në konflikt me ligjin, si dhe mbi shërbimet ligjore dhe ato sociale që CRCA/ECPAT Shqipëri dhe organizatat tona partnere ofrojnë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë vendin.

 

Fëmijët në situatë dhune

 

61% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë fëmijë;

Mbi 83% e viktimave të krimeve seksuale në Shqipëri janë vajza nën moshën 18 vjeç;

12% e fëmijëve në Shqipëri janë viktima të ngacmimeve dhe abuzimit seksual (Studimi Ballkanik për Dhunën Ndaj Fëmijëve-BECAN);

Mbi 60% e fëmijëve raportojnë internet të pasigurt (Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri dhe Platforma www.ISIGURT.al );

44% e fëmijëve kanë qasje në pornografi me të rritur çdo ditë në internet;

77% e fëmijëve në Shqipëri kanë përjetuar të paktën një formë të dhunës në familje;

41% e fëmijëve të moshës 0-17 vjeç, kanë qënë të ekspozuar ndaj dhunës në familje gjatë 12 muajve të fundit (bazuar në Vrojtimi Kombëtar INSTAT Dhuna në Shqipëri ndaj Grave dhe Vajzave 2018);

COVID-19, 100-fishoi faqet pornografike me fëmijët ;

47 për qind e tyre janë kontaktuar nga një person i panjohur gjatë kohës që janë në internet (Raporti mbi sigurinë e fëmijëve online në Shqipëri);

Kërcënimet, përndjekja dhe shantazhet online ndaj fëmijëve dhe të rinjve në Shqipëri, rriten në gjashtëfish krahasur me vitet më parë;

41% e fëmijëve, janë viktima të një forme të dhunës në shkolla (Raportin e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Europës 2018).

 

 

CRCA / ECPAT Albania: "Our voice today is the Voice of Children!"

 

On Children's Day, CRCA / ECPAT Albania made public the MANIFEST FOR CHILDREN'S RIGHTS, demanding the elimination of child poverty and investments for their protection and education!

Tirana, June 1, 2021 - CRCA / ECPAT Albania, on International Children's Day,  as in previous years, the main organization  advocating for children's rights in Albania, presented from Skëndërbeg Square the "Manifest for Children’s Rights", a document with 12 main demands addressed to the future Government, Parliament, and all political parties in the country.

At the Open Day for Children’s Rights, from Skanderbeg Square in the capital Tirana, the largest and oldest organization in Albania for the protection of children's rights, demanded:

• Zero poverty and housing for every child and the elimination of child labor;

• Quality and comprehensive education, in schools, kindergartens and kindergartens free of charge and accessible to all children;

• Secure Internet and protection against discrimination and hate speech;

• Social, legal, rehabilitation and integration services;

• Exercise programs and healthy eating;

The Director of CRCA / ECPAT Albania, Altin Hazizaj, emphasized that - “Today we say STOP to the prolonged and unjustified poverty of children! It is unacceptable for a country that has spent billions of euros to build roads, to let children die from a lack of food! We urge the next Government, the new Parliament, all parliamentary political parties and society, that the next four years will be the end of the suffering of children in Albania! ”

As part of June 1, CRCA / ECPAT Albania, in cooperation with the Human Rights House (HRH), the National Child Counseling Line ALO 116-111, BARNAHUS Albania, the Albanian Coalition for Education (ACE), the Albanian National for Youth Network(ANYN) and the Youth Resource Center in Albania (YRCA), invited children, young people, parents and citizens of Tirana to write their messages, requests, concerns, reality and solutions. problems in a large fountain located in the main square of the capital.

Citizens also had the opportunity to stop at the information stand set up in Skanderbeg Square by CRCA / ECPAT Albania, to receive valuable information and advice on children's rights, protection from sexual violence, internet security, reporting mechanisms, where Child and adolescent-friendly services, ways to protect against sexual harassment and abuse, exploitation at work, minors in conflict with the law, as well as legal and social services provided by CRCA / ECPAT Albania and our partner organizations for protection that can be accessed by children and young people across the country.

 

Children in situations of violence

 

Over 83% of victims of sex crimes in Albania are girls under the age of 18;

12% of children in Albania are victims of harassment and sexual abuse (Balkan Study on Violence Against Children-BECAN);

Over 60% of children report insecure internet (Centre for Safe Internet in Albania and Platform www.ISIGURT.al);

44% of children have access to adult pornography every day online;

77% of children in Albania have experienced at least one form of domestic violence;

41% of children aged 0-17 have been exposed to domestic violence in the last 12 months (based on the National Survey INSTAT Violence in Albania against Women and Girls 2018);

COVID-19, an increase by 100-fold of child pornography sites;

47 percent of them have been contacted by an unknown person while they are online (Report on the safety of children online in Albania);

Threats, harassment and online blackmail against children and young people in Albania increased six - fold compared to previous years;

41% of children are victims of some form of violence in schools (Report of the Council of Europe Commissioner for Human Rights 2018).