• May 22, 21
  • crca-author

CRCA/ECPAT Shqipëri: Miratoni urgjent projekt-ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të dënuarve për krime seksuale”!

Tiranë, 22 Maj 2021 – CRCA/ECPAT Shqipëri, në shqetësim të plotë të situatës në të cilën vijon realiteti i dhunës seksuale ndaj fëmijëve në vend, kërkon me urgjencë të plotë angazhimin tërësor të ligjvënësve shqiptarë. Nëpërmjet kësaj deklarate publike, CRCA kërkon miratimin sa më parë të Projekt-ligjit për “Regjistrin Kombëtar të të dënunarve për krime seksuale”.

Rreth 2 muaj më parë, deputetja Fatjona Dhimitri, i drejtoi Kuvendit të Shqipërisë kërkesën zyrtare për marrjen në shqyrtim dhe miratimin e këtij projekt-ligji të përgatitur nga CRCA/ECPAT Shqipëri.

Ndërkaq Kuvendi i Shqipërisë, prej 3 javësh tashmë ka përfshirë në kalendarin e tij, pikërisht diskutimin e projekt-ligjit për të dënuarit seksualë.

Shqipëria duket se po shënon përditshëm, viktima fëmijë dhe adoleshentë të dhunës seksuale. Rasti më i fundit i shënuar në Rrëshen, në të cilin pretendohet se 5 persona kanë kërcënuar dhe më pas dhununar seksualisht vajzën e mitur, është një alarm.

Drejtori i CRCA/ECPAT Shqipëri, Altin Hazizaj, deklaroi se “Nëse deputetët dhe të gjithë ne vonohemi edhe një ditë në miratimin e këtij ligji kaq shumë të domosdoshëm për mbrojtjen e viktimave, atëherë grabitqarët seksualë, do të vijojnë të prodhojnë krime dhe viktima! Kuvendi nuk duhet të humbasë as edhe një ditë kohë për ta miratuar këtë projekt-ligj”.

Nga ana tjetër CRCA/ECPAT Shqipëri, fton të gjithë deputetët, dhe madje i drejton kërkesën të gjithë atyre që të miratojnë menjëherë lëtë ligj, për të mbrojtur jetën e cdo fëmije nga dhuna seksuale dhe pedofilia.

Projekt-ligji është përgatitur nga ekspertët më të mirë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve të CRCA/ECPAT Shqipëri, Barnahus Albania, si dhe juristët e avokatët e Zyrës së Mbrojtjes Ligjore Falas për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri.   Ai ka për qëllim të parandalojë krimet dhe dhunën seksuale ndaj fëmijëve në Shqipëri, nëpërmjet vëzhgimit dhe kontrollit të lëvizjeve të personave të dënuar apo të vetë-regjistruar si pedofilë. Ai bazohet në eksperiencën legjislative dhe praktikat më të mira të disa vendeve, si: Franca, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Irlanda, SHBA dhe Maqedonia e Veriut.

Për më tepër informacion, kontaktoni në:

CRCA/ECPAT Shqipëri, e-mail; crca@crca.al

 

 

CRCA / ECPAT Albania: Urgently approve the draft law on the "National Register of Convicts for Sexual Crimes"!

 

Tirana, 22 May 2021 - CRCA / ECPAT Albania, in full concern of the situation in which the reality of sexual violence against children in the country continues, demands with urgency the full commitment of Albanian lawmakers . Through this public statement, CRCA requests the approval as soon as possible of the Draft Law on the "National Sex Offenders Register ".

About 2 months ago, MP Fatjona Dhimitri addressed the official request to the Albanian Parliament for the consideration and approval of this draft law prepared by CRCA / ECPAT Albania.

Meanwhile, the Albanian Parliament, for 3 weeks has already included in its calendar, precisely the discussion of the draft law on sexual predators.

Albania seems to be marking daily, child and adolescent victims of sexual violence. The latest case recorded in Rrëshen, in which it is alleged that 5 people threatened and then sexually abused the minor girl, is a cause for concern.

The Director of CRCA / ECPAT Albania, stated that “If the deputies and all of us are one day late in the adoption of this law, which is so necessary for the protection of victims, then sexual predators will continue to commit crimes and abuse victims! The Assembly should not waste any more time in approving this bill".

On the other hand, CRCA / ECPAT Albania, invites all MPs, and even directs the request to all those who immediately approve the law, to protect the life of every child from sexual violence and pedophilia.

The draft law has been prepared by the best experts in the field of protection of children's rights of CRCA / ECPAT Albania, Barnahus Albania, as well as lawyers of the Office of Free Legal Protection for Children and Youth in Albania. It aims to prevent crimes and sexual violence against children in Albania, by monitoring and controlling the movements of convicted or self-registered persons as pedophiles. It is based on the legislative experience and best practices of several countries, such as France, the United Kingdom, Canada, Ireland, the United States and North Macedonia.

For more information, contact:

CRCA / ECPAT Albania, e-mail; crca@crca.al