• Feb 28, 19
  • isigurtwm

32 adoleshentë do të jenë këshilluesit e lundrimit të sigurt në internet për bashkëmoshatarët e tyre!

Tiranë, 28 Shkurt 2019 - Qendra për Internet të Sigurt në Shqipëri, CRCA Shqipëri dhe Telekom Albania organizuan forumin e hapur me temë “Bulizmi në Internet ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri”. Raporti më i fundit i bazuar në të dhënat e Platformës Kombëtare www.ISIGURT.al  tregon se bulizmi dhe gjuha e urrejtjes në internet janë kthyer në shqetësimet më kryesore për fëmijët dhe të rinjtë.

Gjatë vitit 2016-2018 pranë Platformës Kombëtare www.ISIGURT.al janë raportuar mbi 200 raste të fëmijëve dhe të rinjve, nga të cilat 136 prej tyre janë raste të ekspozuar në internet me imazhe të papërshtatshme dhe gjuhë urrjetje, ngacmim seksual, psikologjik dhe fyerje, vjedhje identiteti apo edhe pornografi. Mosha e prekur si shkak i internetit të pasigurt janë grupmoshat nga 11-18 vjeç, ku ndër më e ekspozuara është grupmosha 15-17 vjeç nga të cilët. Rreth 46% e raportimeve janë djem, ndërsa 43% e tyre janë vajza të cilat kërkojnë ndihme të menjëhershme pranë pratformës ISIGURT.AL. Platformat kryesore për të cilat fëmijët dhe adoleshentët kanë paraqitur pasiguritë e tyre janë Instagrami, i cili mban edhe vendin kryesor, duke u pasuar me YouTube, e më pas mesazhet në faqe të ndryshme shqiptare dhe Facebook.

Përballë kësaj situate, një rol të madh merr informimi dhe ndërgjegjësimi i fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve, sesi të navigojnë në internet në mënyrë të sigurt, si të kultivojnë sjellje të reja që nxisin respektin dhe përgjegjshmërinë në internet, si dhe ku të raportojnë kur interneti paraqet rreziqe për ta.

Forumi inicoi nismën “Kampionët e Internetit të Sigurt”, të organizuar për herë të parë në Shqipëri.  32 gjimnazistë nga shkollat e mesme të Tiranës do të angazhohen për t’u bërë promotorë dhe edukatorë të bashkëmoshatarëve në shkollat e tyre për t'u mësuar miqve se si të lundrojnë në mënyrë të sigurtë në internet dhe ku të raportojnë incidente në të gjitha platformat e rrjeteve sociale.

Kampionët e Internetit të Sigurt do të vijojnë me takime intensive me nxënës, prindër dhe mësues në të gjitha shkollat ku ata studiojnë për t’i informuar dhe ndërgjegjësuar me të gjitha rreziqet, si dhe metodat e përdorimit të një internet të sigurt. 

Forumi i hapur nëpërmjet partnerit të CRCA dhe Qendrës Kombëtare të Internetit të Sigurt, Telekom Albania paraqiti edhe finalizimin e një ideje të dhënë nga të rinjtë të BULLYPROOF QUIZZ,ndërsa u ekspozuan një numër punimesh inovatore mbi këtë temë, të cilat do të shërbejnë për të ilustruar më mirë situatat dhe risqet që hasim të gjithë kur jemi në internet.


Tirana’s High School take the lead in the initiative “Champions of Safer Internet"

32 young adolescents from every gymnasium of Tirana to serve as a peer-to-peer of safe online navigation for their peers!

Tirana, February 28, 2019 - The National Safer Internet Centre in Albania, CRCA and Telekom Albania organized an open forum on "Online Bullying towards Children and Adolescents in Albania". The latest report based on National Platform data  www.ISIGURT.al shows that bullying on the Internet has become the most reported concern for children and young people.

During 2016-2018, the National Platform of www.ISIGURT.al  received over 200 reports of online incidents from children and young people, of which 136 of them are online cases with inappropriate images and hate speech, sexual harassment, psychological abuse and insult, identity theft or pornography. The most affected age of such incidents is 11 to 18 years old, where among the most exposed is the age group of 15-17 years of age. About 46% of the reports come from boys, while 43% of them from girls. The main platforms and networks where children and youth report online incidents are Instagram, followed by YouTube, Facebook etc. Fewer reports are made for Albanian-based pages.

Faced with an increased number of online incidents, it is our job to raise awareness among children, adolescents and youth and their parents, on how to safely navigate on the internet, while cultivate new behaviours that promote respect and accountability on the internet from everyone.

The Forum started with the presentation of the new initiative "Champions of Safer Internet" of young people taking place for the first time ever in Albania. 32 students from all Tirana's High Schools have been trained and informed from CRCA / ECPAT Albania and Safer Internet Center as peer educators in their schools to be able to share with their friends on how to navigate safely online and where to report incidents of online safety. The initiative aims to become a child and youth-led national initiative that changes the ways how children and youth use the internet. Champions of Safer Internet will also organise school meetings with students, parents and teachers to inform and raise awareness on how Internet can become safer.

During the forum our partner Telekom Albania presented the online BULLYPROOF QUIZ, where young people by answering questions on the way they behave on internet they can discover whether they are bullies towards their online peers or friends. The aim of the quiz is to pinpoint the adolescents to where they make cause a harm to their peers and how to prevent such practices.