• Feb 10, 23
  • crca-author

Tiranë, 10 Shkurt 2022 – Sot në mëngjes, Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët, bëri publike të dhënat e incidenteve që fëmijët dhe adoleshentët kanë raportuar pranë kësaj Linje, në Raportin e 4-ët Kombëtar për Sigurinë në Internet. Raporti që përgatitet dhe publikohet çdo vit në fillim të muajit Shkurt, lidhet me eventet që organizohen në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt.

Gjetjet e raportit u prezantuan mëngjesin e sotëm në Forumin e 8-të për Internet të Sigurt në Shqipëri, me pjesëmarrjen e autoriteteve, mësuesve, përfaqësuesve të OSHC-ve dhe mediave.

"Shqipëria ka një rrugë të gjatë për të bërë për të ofruar mw shumw siguri dhe mbrojtje për çdo fëmijë dhe të ri që pwrdor internetin. Nga të dhënat që kemi mbledhur nga iSIGURT për shtatë vitet e fundit, ne besojmë se bota online po bëhet më e rrezikshme dhe më shfrytëzuese për fëmijët. Është urgjente që të fillojmë të zhvillojmë ligje dhe politika të reja, për të adresuar të gjitha këto mangësi, së bashku me industrinë." – tha Altin Hazizaj, në emër të CRCA/ECPAT Albania.

Raporti ndër gjetjet e tij kryesore për këtë vit, rendit:

  • Në vitin 2022 ka një rritje të konsiderueshme të gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit online ndaj fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve.
  • Mesatarisht çdo dy ditë një fëmijë / adoleshent / i rritur raporton internet të pasigurt në Shqipëri, duke ju referuar kështu 150 rasteve të raportuara pranë Platformës ISIGURT.al.
  • Viti 2022, shënon një ndarje pothuaj të barabartë midis djemve dhe vajzave në raportim, krahasuar më vitet e kaluara. Këtë vit 47 % e raportimeve janë nga djemtë krahasuar me 43% e raportimeve të ardhura nga vajzat.
  • Grupmosha më e prekur që raporton një numër më të lartë incidentesh në internet është 18-30 vjeç e ndjekur nga grupmosha 15-17 vjeç.
  • TikTok është platforma kryesore, për vitin 2022, për të cilën fëmijët dhe të rinjtë raportojnë pjesën më të madhe të incidenteve online, e ndjekur nga Instagram.

Rritja e numrit të përdoruesve të internetit në vendin tone, në thuajse 80 përqind të pupullsisë, e ka kthyer atë në një nga mediumet më të rëndësishme nga njeriu për të komunikuar, mësuar dhe shkëmbyer informacion. Por nga ana tjetër, interneti mbart një sërë rreziqesh për fëmijët, sidomos në drejtim të mbrojtjes së tyre nga dhuna, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, bulizmi apo gjuha e urrejtjes online.

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, një shërbim kombëtar i ngritur nga CRCA/ECPAT Shqipëri në vitin 2015, ka si mision të saj kryesor raportimin dhe heqjen e materialeve në internet, në rrjetet sociale dhe median online, që përmbajnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, bullizëm dhe dhunë ekstreme ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe gjuhës e krimeve të urrejtjes. Pranë Platformës funksionon edhe Linja Kombëtare për Sigurinë në Internet të Fëmijëve, që ka për qëllim raportimin e menjëhershëm të të gjithë incidenteve me natyrë të dhunës seksuale, dhunës ekstreme, bullizmit etj., që fëmijët dhe të rinjtë ndeshin gjatë përdorimit të internetit, dhe heqjes apo bllokimit të faqeve me këtë lloj përmbajtje.


ONLINE HATE SPEECH AND BULLYING AMONG THE MAIN INCIDENTS REPORTED BY CHILDREN AND ADOLESCENTS IN ALBANIA

 

Tirana, 10 February 2022 – The National Hotline for Safer Internet for Children in Albania, made public the data of the incidents that children and young people have reported during 2022 to the hotline. The data are published in the 4th National Report on Internet Safety in Albania, an annual publication of the National Internet Safety Centre that is published every February and is linked with the International Safer Internet Day.

 

The findings of the report were presented this morning in the 8th Annual Forum for Safer Internet in Albania, with the participation of authorities, teachers, CSO’s representatives and media.

 

“Albania has a long way to go to provide security and safety to every child and young person who gets online. From the data that we have collected from iSIGURT for the last seven years, we believe that online world is becoming more dangerous and exploitative for children. Its urgent that we start developing new laws and policies, to address all these shortcomings, together with the industry.” – said Altin Hazizaj, on behalf of CRCA/ECPAT Albania.

 

Among the major findings of the Report this year are:

 

  • A significant increase in hate speech and online bullying towards children and young people was observed based on all the cases reported during 2022.

 

  • On average, every two days a child or young adult reports online incidents in Albania.

 

  • There is almost an equal division of reports made to the Hotline from boys and girls compared to previous years. This year, 47% of reports are from boys compared to 43% of reports from girls.

 

  • The reports to the Hotline are mostly most made from the age-group 18 to 30 years old followed by the 15-17 age group.

 

  • TikTok is the most reported platform where children and young people have encountered online incidents, followed by Instagram and Facebook.

 

The increase in the number of Internet users in the country, to almost 80 percent of the population, has made online access into one of the most important mediums for people to communicate, learn and exchange information. But on the other hand, the Internet carries a number of risks for children, especially in terms of protecting them from violence, sexual exploitation and abuse, bullying or online hate speech.

iSIGURT.al – National Platform for Safer Internet in Albania, a national service established by CRCA/ECPAT Albania in 2015, has as its main aim the reporting and removal of online materials, in social networks and online media, that contain CSAM, bullying and extreme violence against children and young people, as well as hate speech and crimes. Part of the Platform is the National Hotline for Child Internet Safety, which works to report and remove content related to CSAM, extreme violence, bullying, etc., that children and young people encounter while using the Internet.