• Feb 08, 22
  • crca-author

Tiranë, 8 Shkurt 2022 – Platforma Kombëtare ISIGURT.AL, ngre alarmin për vijim të rritjes së dhunës e ngacmimeve seksuale në internet ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Kjo është shoqëruar me rritje edhe të numrit të faqeve dhe materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet.

Shifrat u bënë publike në Raportin e përvitshëm të Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët (ISIGURT.al) dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në Forumin e 7-të të Sigurisë në Internet në Shqipëri. Ndonëse e krahasuar me vitin e kaluar kur ISIGURT.AL raportoi një 6 fishim të raportimeve të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijët, edhe gjatë vitit 2021, fëmijët dhe adoleshentët vijuan të raportojnë të dhëna të larta të dhunës seksuale në internet. Gjatë vitit 2021 janë të paktën 2800 faqe të raportuara me përmbajtje të dhunës seksuale ndaj fëmijëve në internet.

Të dhënat kryesore të Raportit tregojnë se:

  • Numri i faqeve të raportuara të materialeve me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijët, krahasuar me periudhën përpara Covid, u trefishuan gjatë vitit 2021. Mbi 2800 faqe me përmbajtje të dhunës seksuale me fëmijë u raportuan pranë Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri;
  • Djemtë vijojnë të raportojnë 2 herë më shumë sesa vajzat në ISIGURT.AL, por vajzat janë viktimat kryesore të dhunës dhe ngacmimeve seksuale në internet në 66 përqind të numrit të raportuar të incidenteve;
  • Mosha më e prekur e fëmijëve dhe adoleshentëve nga incidentet në internet është grup-mosha 15-17 vjeç, e cila përbën rreth 47% të të gjithë incidenteve të raportuara.
  • Qytetet kryesore nga ku raportohen incidentet janë: Tirana (thuajse 50% e incidenteve) e ndjekur nga Elbasani, Fieri, Durrës, Peqin dhe Vlorë.
  • Instagrami paraqitet si platforma më me shumë incidente të raportuara ndaj fëmijëve dhe të rinjve, e ndjekur nga Youtube dhe Facebook.

Të dhënat e AKEP, INSTAT dhe kompanive të internetit, tregojnë se të paktën 80 përqind e fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri kanë akses në internet të shpejtë dhe pakufizim. Pjesa më e madhe e fëmijëve kanë akses të pakontrolluar në internet, për shkak të pajisjeve inteligjente që ata përdorin për t’u arsimuar, sidomos gjatë kohës kur shkollat e mbyllën masivisht.

Nisur nga kjo situatë, Platforma Kombëtare ISIGURT.AL në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Agjensinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijëve, me mbështetjen e CRCA/ECPAT Shqipëri, Qendrës për Internet të Sigurt dhe BARNAHUS Shqipëri organizojnë Forumin e 7-të Kombëtar: “Së bashku për një internet më të sigurt për Fëmijët dhe të Rinjtë në Shqipëri.”  Forumi për Internetin e Sigurt, i cili është në vitin e tij të shtatë në vendin tonë, tashmë është kthyer në një event të përvitshëm për pasqyrimin e situatës mbi internetin e sigurt, problemeve që shoqërojnë fëmijët dhe të rinjtë nga navigimi online, masat që institucionet dhe industria e internetit ka marrë gjatë vitit për ta bërë internetin më të sigurt, si dhe prioritetet dhe rekomandimet për periudhën në vijim.  

Përfaqësuesit e institucioneve publike që punojnë për fëmijët dhe të rinjtë, të industrisë së internetit dhe medias online në tërësi, ekspertë të të drejtave të fëmijëve dhe të rinjve, Njësitë e Mbrojtjes së Fëmijëve, institucionet e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë etj, u bënë pjesë e diskutimeve në forum dhe e rekomandimeve të tij. Forumi organizohet çdo vit në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt.

 

Për më shumë informacion, kontaktoni:

Altin Hazizaj, Drejtor Ekzekutiv i CRCA/ECPAT Shqipëri

Cel: +355675002020

E-mail: crca@crca.al

 

Kontakti me Mediat:

Albana Mustafaraj

E-mail: albana.mustafaraj@crca.al

 

 

Online sexual violence and harassment of children continues to raise in Albania!

 

Tirana, 8 February 2022 - The Albanian National Internet Safety Hotline (ISIGURT.AL), raised the alarm for the second consecutive year, on the increase of online sexual violence and harassment against children and adolescents in Albania. This has been accompanied by an increase in the number of pages containing child sexual abuse materials (CSAM), compared with pre-covid incident reports.

The figures were made public in the Annual Report of the Albanian National Internet Safety Hotline (ISIGURT.al) and CRCA/ECPAT Albania during the 7th National Forum on Safer Internet. Although compared to data from year 2020, when ISIGURT.AL reported 6-fold increase in reporting of CSAM, even during 2021, children and adolescents continued to report high level of online sexual violence. At least 2800 pages were reported containing online child sexual abuse materials.

The main data of the Report show that:

  • The number of reported pages containing CSAM, compared to the pre-Covid period, tripled during 2021. Over 2800 pages were reported to the Hotline;
  • Boys continue to report at a higher rate online incidents compared to girls, but girls are the main victims of online CSAM, almost 66 percent of all the cases;
  • The most affected age by cyber incidents is the age group of 15-17 years old, which accounts for 47% of all reported incidents.
  • The main cities where incidents are reported are coming from Tirana (almost 50% of incidents) followed by Elbasan, Fieri, Durrës, Peqin and Vlora.
  • Instagram is the platform with the most reported incidents, followed by Youtube and Facebook.

Data from AKEP, INSTAT and ISP’s shows that at least 80 percent of children and adolescents in Albania have access to fast and unrestricted Internet access. Most children have uncontrolled access to the Internet because of the smart devices they use to access online education, especially during the time when schools were masse closed.

Based on this situation, the National Platform ISIGURT.AL in cooperation with the Minister of State for Youth and Children, National Agency for the Rights and Protection of Children, with the support of CRCA/ECPAT Albania, the National Center for Safer Internet and BARNAHUS Albania organize the 7th National Forum: "Together for a safer internet for Children and Youth in Albania" The Safe Internet Forum, which is in its seventh year, has already become an annual event to reflect on the situation on the Internet safety, the problems that accompany children and young people from their navigation online, the measures that institutions and the internet industry should take over the year to make the internet safer.

Representatives of public institutions working for children and youth, the internet industry, and the online media, child rights experts, Child Protection Units, law enforcement agencies and justice institutions, etc., joined the Forum discussions and provided recommendations. The Forum is organized every year in the framework of the International Day for Safe Internet.

 

For more information, please contact:

Altin Hazizaj, Executive Director of CRCA/ECPAT Albania

Cel: +355675002020

E-mail: crca@crca.al

 

Media contact:

Albana Mustafaraj

E-mail: albana.mustafaraj@crca.al