• Feb 05, 19
  • isigurtwm

Kuvendi ende pa asnjë zgjidhje për mbrojtjen e fëmijëve nga krimet dhe grabitqarët seksualë në internet! CRCA dhe Facebook bien dakord të punojnë së bashku për mbrojtjen e fëmijëve në FB dhe Instagram

Tiranë, 5 Shkurt 2019 - Shqipëria pavarësisht masave që ka ndërmarrë për mbrojtjen e fëmijëve, në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, rezulton se është një ndër vendet me internetin më të pasigurtë në Europë!

Raporti i 1-rë Kombëtar për Sigurinë në Internet të Fëmijëve në Shqipëri, tregon se fëmijët dhe të rinjtë janë plotësisht të pasigurtë dhe të pambrojtur nga Ligji dhe institucionet publike, gjatë navigimit të tyre në internet. 

Grabitqarët seksualë nuk presin! Ata janë në kërkim të viktimës së tyre të rradhës në internet!

Gjatë dy viteve të fundit janë evidentuar më shumë se 200 raste që kanë denoncuar në platformën kombëtare www.ISIGURT.al, një numër ky që tregon se numri i fëmijëve dhe i të rinjve që bien viktima të bulizmit, vjedhjes së identitetit, ngacmimeve e dhunës seksuale në internet, pornografisë po rritet nga viti në vit.

Duke analizuar shumicën e rasteve të raportuara pranë platformes www.ISIGURT.AL, rezulton se femijët janë tërësisht të ekpozuar ndaj këtyre rreziqeve për shkak të mangësive që ka Kodi Penal për ndjekjen penale të grabitqarëve seksualë. Pjesa më e madhe e rreziqeve që i’u kanosen fëmijeve në internet nuk janë të parshikuara në Kodin Penal. CRCA Shqipëri që në vitin 2016 ka propozuar 12 shtesa në Kodin Penal për ndryshimin dhe përmirësimin e tij në këtë kuadër. Këto mungesa ligjore i krijojnë pedofilëve hapësira ligjore për të abuzuar dhe shfrytëzuar fëmijët seksualisht në internet.

Megjithatë, përpjekjet për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në internet nuk kanë munguar tërësisht!Shqipëria, falë bashkëpunimit të shkëlqyer të Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes Sociale dhe Ministrisë së Arsimit, dhe mbështetjes së CRCA Shqipëri, ka një Plan Kombëtar Veprimi për Sigurinë në Internet të fëmijëve. Ndërkohë, në Tetor 2018, pas një përpjekje intensive dy vjeçare të CRCA Shqipëri u bë e mundur hapja e Qendrës Kombëtare për Internet të Sigurt, që ka si mision të saj bërjen e internetit të sigurt për këdo, sidomos për fëmijët dhe adoleshentët. Së fundi, Facebook dhe CRCA Shqipëri kanë rënë dakord që të punojnë së bashku për të mbrojtur fëmijët në Facebook dhe Instagram.

Përsa më sipër, më anë të kësaj deklarate publike CRCA Shqipëri kërkon nga institucionet ligjbërëse dhe ligjzbatuese sa më poshtë:

  1. Kuvendi i Shqipërisëtë miratojë me proçedurë të përshpejtuar të gjitha ndryshimet e propozuara nga CRCA Shqipëri dhe Rrjeti Kombëtar “Vepro për Fëmijët” për përmirësimin e menjëhershëm të Kodit Penal për mbrojtjen e fëmijëve dhe të të rinjve nga dhuna seksuale, ngacmimet, pedofilia, pornografia dhe shfrytëzimi në internet!
  2. Rritja e Buxhetit për Arsimin në Shqipëri në të paktën 5% të PBB. Rritja e investimeve në arsim do të mundësonte trajnimin, fuqizimin e mësuesve, të punonjësve të shërbimit psiko-social, prindërve dhe nxënësve mbi bulizmin, si dhe krijimin e programeve për mbrojtjen dhe ndërgjegjësimin e tyre;
  3. Rekomandohet që Policia e Shtetit të krijojë një drejtori të veçantë për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga krimet kibernetike, me prezencë në të 12 qarqet e vednit, pasi jeta virtuale dhe krimi në të janë kthyer në një realitet që nuk mund të neglizhohet më;
  4. Miratimi i VKM-sëpër Internetin e Sigurtnë Shqipëri.

Dita Ndërkombëtare e Internetit të Sigurtë shërben edhe si një moment për të ndërgjegjësuar opinionin e gjerë për pasojat që vijnë nga përdorimi i internetit në mënyrë të pasigurt.

Thirrja jonë kryesore për fëmijët dhe prindërit është: RAPORTO! Platforma www.ISIGURT.alështë ‘online’, por njëkohësisht kushdo mund të marr në telefon falas edhe pranë Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë ‘ALO 116-111’ për të denoncuar raste të tilla ose pranë Policisë së Shtetit.


CRIMES WITHOUT PUNISHMENT!

Parliament still has no solution for protecting children from sex crimes and online predators! CRCA and Facebook agree to work together to protect children in the social network and Instagram

Tirana, February 5th 2019 - Albania, on the International Safer Internet Day, despite all the measures it has taken to protect children, it is still one of the countries with the least safe internet in Europe!

The 1st National Report on the Internet Safety in Albania, that will be made public on 7th February, will show that children and young people are unsafe and vulnerable on the Internet while the authorities because of lack of legislation most of the time are not able to protect them.

Sexual predators do not wait! They are looking for their next victim!

Over the last two years, more than 200 cases have been reported to the National Internet Hotline www.ISIGURT.al, a number that shows that children and youth are falling victims to bullying, identity theft, harassment and violence sex on the internet, pornography at a higher rate every year.

The analyses of the reported cases to the Internet Hotline www.ISIGURT.AL , tells us that children are fully exposed to these dangers due to the shortcomings of the Criminal Code. The Criminal Code does not regulate most of the online hazards posed to children. CRCA Albania proposed, in 2016, 12 new amendments to the Criminal Code, yet they have not been approved. These legal loopholes give to the sex predators and paedophiles the opportunity to abuse and exploit children sexually while online.

However, efforts to protect children and adolescents on the internet have not been completely absent! Albania, thanks to the excellent cooperation of the Ministry of Interior, the Ministry of Social Protection and the Ministry of Education, with support of CRCA Albania, has now an Action Plan for Internet Safety of Children (2018-2020). Meanwhile, as of October 2018, following an intensive two-year effort by CRCA Albania, the opening of the National Center for Safer Internet was made possible, with its mission making the internet safe for everyone, especially for children and adolescents. Finally, Face book and CRCA Albania have agreed to work together to protect children on the social network and Instagram.

Through this statement, CRCA Albania asks publicly the following:

  1. The Albanian Parliament shall adopt in an accelerated procedure all the amendments proposed by CRCA Albania and the Albanian National Child Rights Network to the Criminal Code that will enable a better protection of children and young people from online sexual violence, harassment, pornography and exploitation;
  2. Increase the National Budget for Education to at least 5% of GDP. Increasing investment in education would enable better training and empowerment of teachers, psycho-social workers, parents and children, as well as the establishment of programs for their protection and awareness;
  3. We highly recommended to the National Police Authority to establish a new Cyber Crimes Directorate for the protection of children and young people online, with presence in all 12 regions of Albania;
  4. The Government of Albania shall approve of the newly drafted Council of Ministers Decision on Child Safety in Internet.

The International Safer Internet Day also serves as a moment to make the public aware of the consequences of unsafe Internet.

Our main call for children, teachers and parents is REPORT! The National Hotline www.ISIGURT.al 

Is there to help you! You can also call free the National Child Helpline 116-111 to report such cases of the number 112 for the National Police.