• Nov 19, 20
  • crca-author

CRCA/ECPAT Shqipëri, Barnahus Albania dhe Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1, nisur edhe nga situata e Covid-19, vendosën organizimin e një maratone online për ndërgjegjësimin e sa më shumë fëmijëve, adoleshentëve dhe prindërve për të raportuar çdo formë e ngacmim të dhunës e shfrytëzimit seksual

 

Tiranë, 19 Nëntor 2020 – CRCA/ECPAT Shqipëri, Barnahus Albania dhe Lëvizja Kombëtare #NEJEMI1 përzgjodhën një mënyrë të veçantë për të ngritur zërin kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve në Shqipëri. Së bashku me Presidentin e Republikës, nën-Kryetaren e Kuvendit, Ministra, Ambasadorë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Shqipëri, në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve, krijuan një maratonë virtuale për të përcjellë moton e fushatës kombëtare “DHUNA SEKSUALE NUK PYET PËR MOSHË APO GJINI: RAPORTOJE!”.

Për shkak të situatës së pandemisë, maratona zhvillohet në dy forma të gërshetuara, tw gjithw folësit iu bashkuan fushatës në Sheshin Skënderbej, ndërsa pjesëmarrësit e ndoqën atë live në lidhjen online të CRCA në Facebook dhe Microsoft Teams. Përgjatë maratonës virtuale pati lidhje direkte me Kuvendin e Shqipërisë dhe me ministra e Ambasadorë të huaj në vendin tonë, të cilët përzgjodhën dhënien e mesazheve ndërgjegjësuese.

Presidenti i Shqipërisë, z. Ilir Meta, i cili i bashkohet për herë të dytë Fushatës Kombëtare kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe adoleshentëve, pas fjalës së tij, dhuroi edhe të parën “Fjongo BLU”, si një simbol i misionit dhe luftës që duhet të ndërmarrë çdo qytetar për mbrojtjen e fëmijëve.  

Maratona organizohet në kuadër të Ditës Europiane dhe asaj Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimit të Fëmijëve. Qëllimi i saj është ndërgjegjësimi i shoqërisë, Qeverisë, Kuvendit, prindërve dhe fëmijëve, mbi dhunën seksuale dhe njëkohësisht kërkon të nxisë reagimin publik kundër këtij fenomeni, duke përforcuar mesazhin se dhuna seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve është e papranueshme dhe është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut!

Vetëm një ditë më parë, një prej emrave më të njohur të Operas, Ermonela Jaho, përqafoi këtë mision, duke u shpallur Ambasadore e CRCA/EPAT Shqipëri kundër dhunës dhe shfrytëzimit seksual ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve. CRCA Shqipëri punon që prej 24 vjetwsh në punën dhe angazhimet e saj kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Studimet tregojnë se 1 në 10 fëmijë në vendin tonë ka përjetuar dhunë seksuale, dhe vetëm gjatë këtij viti janë raportuar në polici mbi 60 raste të fëmijëve që e kanë denoncuar atë. Thuajse të gjitha viktimat janë vajza. Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në botë vlerësohet se deri në 1 miliard fëmijë të moshës 2–17 vjeç, kanë përjetuar dhunë ose neglizhencë fizike, seksuale ose emocionale gjatë vitit të kaluar.

 

 

 

ON "BLUE RIBBON" DAY AN ONLINE MARATHON AGAINST CHILD VIOLENCE AND SEXUAL EXPLOITATION IN ALBANIA

 

CRCA / ECPAT Albania, Barnahus Albania and the National Movement #WEARE1, based on the situation of Covid-19, decided to organize an online marathon to raise awareness of as many children, adolescents and parents as possible to report any form of violence and exploitation sexual

Tirana, 19 November 2020 - CRCA / ECPAT Albania, Barnahus Albania and the National Movement # WEARE1 selected a special way to raise their voice against child and adolescent’s sexual violence in Albania. Together with the President of the Republic, the Deputy Speaker of the Parliament, Ministers, Ambassadors and civil society activists in Albania, on the International Day for the Prevention of Child Abuse, created a virtual marathon to convey the motto of the national campaign "SEXUAL VIOLENCE DO NOT ASK FOR AGE OR GENDER: REPORT! ”.

Due to the pandemic situation, the marathon takes place in two intertwined forms, all the speakers joined the campaign in Skanderbeg Square, while the participants followed it live on the CRCA online link on Facebook and Microsoft Teams. During the virtual marathon, there were direct connections with the Albanian Parliament and with foreign ministers and Ambassadors in our country, who chose to give awareness messages.

The President of Albania, Mr. Ilir Meta, who joins for the second time the National Campaign against child and adolescent’s violence and sexual exploitation, after his speech, donated the first "Blue Ribbon", as a symbol of mission and war that every citizen must undertake for the protection of children.

The marathon is organized in the framework of the European and International Day for the Prevention of Child Abuse. Its purpose is to raise awareness of society, the Government, the Assembly, parents and children, about sexual violence and at the same time seeks to stimulate public reaction against this phenomenon, reinforcing the message that sexual violence against children and adolescents is unacceptable and a serious violation of human rights!

Just one day ago, one of the most famous names of the Opera, Ermonela Jaho, embraced this mission, being proclaimed Ambassador of CRCA / EPAT Albania against child and adolescent’s violence and sexual exploitation. CRCA Albania has been working for 24 years in its work and commitments against child and adolescent’s sexual violence.

Studies show that 1 in 10 children in our country has experienced sexual violence, and only during this year have been reported to the police over 60 cases of children who have reported it. Almost all the victims are girls. According to the World Health Organization, an estimated 1 billion children between the ages of 2 and 17 have experienced physical, sexual, or emotional violence or neglect in the past year.