• Feb 02, 23
  • crca-author

Dita e Internetit të Sigurt (SID) organizohet çdo vit në muajin shkurt për të promovuar përdorimin e sigurt dhe pozitiv të teknologjisë dixhitale, veçanërisht midis fëmijëve dhe të rinjve. Në Shqipëri, dita organizohet nga Platforma Kombëtare për Internet në Sigurt (www.iSIGURT.al), e CRCA/ECPAT Shqipëri, që është anëtare e INHOPE dhe Insafe, organizatorë të ditës në nivel global. Në të gjithë botën, miliona njerëz bëhen së bashku për të sjellë ndryshime pozitive në internet dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet e sigurisë. Edhe ju mund të luani rolin tuaj në këtë drejtim!

 

iSIGURT.alPlatforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, që ka si mision kryesor të saj mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet, ka kënaqësinë që t’ju ftojë të bëheni pjesë e Ditës Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, që këtë vit organizohet në datën 6 Shkurt. iSIGURT.al, një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor raportimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe krimeve me bazë gjuhën e urrejtjes.

 

Dita e Internetit të Sigurt synon të krijojë një internet më të sigurt dhe më të mirë, ku të gjithë jemi të fuqizuar të përdorim teknologjinë me përgjegjësi, respekt, kritikë dhe kreativitet. Fushata synon të arrijë tek fëmijët dhe të rinjtë, prindërit dhe kujdestarët, mësuesit, edukatorët dhe punonjësit socialë, industrinë e internetit dhe komunikimit, vendimmarrësit dhe politikanët etj., për të inkurajuar të gjithë që të luajnë rolin e tyre në krijimin e një mjedisi në internet sa më të mirë për këdo. Duke festuar fuqinë pozitive të internetit, slogani i Ditës për Internet të Sigurt "Së bashku për një internet më të mirë" inkurajon të gjithë që t'i bashkohen lëvizjes, të marrin pjesë dhe të shfrytëzojnë sa më shumë potencialin e internetit për të bashkuar njerëzit.

 

Në Shqipëri, ku dita për internet të sigurt organizohet që nga viti 2005, do të ketë një sërë aktivitetesh publike të rëndësishme të organizuara nga iSIGURT.al dhe partnerët tanë.

 

Këtë Shkurt ne do të bëjmë publik Raportin Kombëtar për Internetin e Sigurt në Shqipëri, që është një publikim i përvitshëm që tregon për incidentet që raportojnë fëmijët gjatë navigimit të tyre në internet. Ndërkohë që në bashkëpunim me autoritetet publike dhe industrinë e internetit ne do të nënshkruajmë krijimin e Aleancës Kombëtare për Internet të Sigurt, si një përgjigje e koordinuar përkundrejt nevojës për më shumë mbrojtje për fëmijët dhe të rinjtë. Ndërkohë që Fushata Kombëtare "Nuk është fotoja jote intime? Mos e shpërndaj - Raportoje!" do të hapet në datë 6 Shkurt me angazhimin e mësuesve, shkollave, fëmijëve dhe adoleshentëve, prindërve, për të nxitur një diskutim të gjerë shoqëror dhe mbi të gjitha informimin e prindërve dhe fëmijëve për sigurinë online.

 

Secili nga ne mund t’a bëjë internetin më të sigurtë. Nëse doni të organizoni aktivitete dhe të luani një rol pozitiv në punën tuaj, në komunitetin ku jetoni, në zyrën apo familjen tuaj, kudo, ka shumë mënyra për ta bërë këtë:

  • Fëmijët dhe të rinjtë mund të ndihmojnë për të krijuar një internet më të mirë duke qenë të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj të tjerëve në internet, duke mbrojtur reputacionin e tyre në internet (dhe të të tjerëve) dhe duke kërkuar mundësi pozitive për të krijuar, angazhuar dhe shpërndarë në internet.
  • Prindërit dhe kujdestarët luajnë një rol vendimtar në fuqizimin dhe mbështetjen e fëmijëve për të përdorur teknologjinë me përgjegjësi, respekt, në mënyrë kritike dhe krijuese, qoftë duke siguruar një dialog të hapur me fëmijët e tyre, duke i edukuar ata që të përdorin teknologjinë në mënyrë të sigurt dhe pozitive, ose duke vepruar si shembull për tu ndjekur në ndërveprimin online.
  • Mësuesit, edukatorët, psikologët, punonjësit socialë, punonjësit e mbrojtjes së fëmijëve dhe koordinatorët e rinisë, mund të ndihmojnë për të krijuar një internet më të mirë duke i pajisur fëmijët dhe të rinjtë me aftësitë e shkrim-leximit dixhital dhe duke zhvilluar aftësitë e tyre të të menduarit kritik, gjë që do t'i lejojë ata të lundrojnë më mirë në botën online. Mësuesit mund t'i fuqizojnë fëmijët dhe të rinjtë që ata të kodojnë, të krijojnë përmbajtje pozitive online, të bëjnë zgjedhjet e duhura në internet dhe si të japin shembullin e tyre personal të sjelljes pozitive në internet.
  • Shoqëria civile dhe mediat luajnë një rol tepër të rëndësishëm për informimin e fëmijëve dhe të rinjve, prindërve, publikut të gjerë dhe politikë-bërësve mbi risqet me të cilat fëmijët përballen apo nxitjes së sjelljeve pozitive në internet, kërkimit të llogarisë nga zyrtarët publikë apo angazhimit në zhvillimin e politikave dhe ligjeve më të mira. Ndërkohë ata mund të ndërgjegjësojnë fëmijët që përfitojnë nga programet e tyre, se ku mund të kërkojnë ndihmë në rast të incidenteve apo të kërkojnë nga industria e internetit dhe komunikimit që ata të mbrojnë në mënyrë pro-aktive fëmijët dhe të rinjtë.
  • Industria mund të ndihmojë në krijimin e një interneti më të mirë duke krijuar dhe promovuar përmbajtje pozitive dhe shërbime të sigurta në internet, dhe duke fuqizuar përdoruesit për t'iu përgjigjur çdo çështjeje duke ofruar këshilla të qarta sigurie, një sërë mjetesh sigurie të lehta për t'u përdorur dhe akses të shpejtë në mbështetje nëse gjërat shkojnë keq. Po ashtu industria në Shqipëri mund të nënshkruajë Kodin Praktikës, që nxit ndër të tjera kujdesin, mbrojtjen dhe përgjigjen adekuate ndaj çdo rasti të dhunës ekstreme apo seksuale ndaj fëmijëve në internet.
  • Vendimmarrësit dhe politikanët duhet të sigurojnë një kulturë në të cilën të gjitha sa më sipër mund të funksionojnë dhe të lulëzojnë – për shembull, duke siguruar që në kurrikula të krijohet mundësia që fëmijët dhe të rinjtë të mësojnë për sigurinë në internet, duke siguruar që prindërit dhe kujdestarët të kenë akses në informacionin e duhur dhe burimet e mbështetjes, dhe ajo industri inkurajohet të vetë-rregullojë përmbajtjen dhe shërbimet e saj. Ata gjithashtu duhet të marrin drejtimin në qeverisje dhe legjislacion, dhe në fund të ofrojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve përmes strategjive efektive të mbrojtjes së fëmijëve për botën dixhitale.
  • Të gjithë kemi përgjegjësi për të patur një qasje të re të sjelljes sonë online. Ne të gjithë mund të promovojmë aspektet pozitive duke qenë të sjellshëm dhe të respektueshëm ndaj të tjerëve dhe duke kërkuar mundësi konstruktive për të krijuar dhe lidhur. Ne të gjithë mund t'i përgjigjemi çështjeve negative duke raportuar përmbajtjet dhe sjelljet e papërshtatshme ose të paligjshme në internet.

 

Të bëhemi së bashku për një internet të sigurt dhe më të mirë!

Na shkruani në adresën tonë: isigurt@crca.al

 

Mësoni më shumë rreth Ditës së Internetit të Sigurt në www.saferinternetday.org dhe www.iSIGURT.al, ose qëndroni të përditësuar përmes profileve të mediave sociale SID në Facebook, Twitter dhe LinkedIn.
 

-------------------------

Join us in the Safer Internet Day in Albania!

 

Safer Internet Day (SID) is organised every year in February to promote safer and positive use of digital technology, especially among children and young people. In Albania, the day is organized by the National Platform for Safer Internet (www.iSIGURT.al), of CRCA/ECPAT Albania, which is a member of INHOPE and Insafe, the organisers of SID at global level. Across the world, millions of people come together to bring positive change to the internet and raise awareness on internet safety. You too can play your part!

 

iSIGURT.al – The National Platform for Safer Internet in Albania, which has as its main mission the protection of children and young people from all forms of online violence, as well as the reporting of online hate speech and crimes, is pleased to invite you to join our efforts and be part of the International Safer Internet Day, that this year takes place on February 6. iSIGURT.al, a national service provided by CRCA/ECPAT Albania, is working since 2015 for safer internet in Albania, with the main focus on reporting sexual crimes against children and hate-based crimes.

 

Safer Internet Day aims to create a safer and better Internet, where we are all empowered to use technology responsibly, respectfully, critically, and creatively. The campaign aims to reach out to children and young people, parents and carers, teachers, educators and social workers, the internet and communications industry, decision makers and politicians etc., to encourage everyone to play their part in creating an environment in the best internet for everyone. Celebrating the positive power of the internet, the Safer Internet Day slogan "Together for a Better Internet" encourages everyone to join the movement, participate and make the most of the internet's potential to bring people together.

 

In Albania, where Safer Internet Day has been organized since 2005, there will be a series of important public activities organized by iSIGURT.al and our partners. This February, we will publish the National Internet Safety Report, which is an annual publication that shows online incidents reported by children and the public. Meanwhile, in cooperation with public authorities and the Internet industry, we will sign the establishment of the National Safer Internet Alliance, as a coordinated response to the need for more protection for children and young people. While the National Campaign "It’s not your intimate picture? Don’t share it – Report it!" will be launched on February 6 with the engagement of teachers, schools, children and teenagers, parents, to encourage a broad social discussion and above all to inform parents and children about online safety.

 

Each of us can make the Internet safer. If you want to organize activities and play a positive role in your work, in the community where you live, in your office or family, everywhere, there are many ways to do it:

  • Children and young people can help create a better internet by being kind and respectful to others online, protecting their (and others') online reputations and looking for positive opportunities to create, engage and distribute on the Internet.
  • Parents and guardians play a crucial role in empowering and supporting children to use technology responsibly, respectfully, critically, and creatively, whether by ensuring an open dialogue with their children, educating them to use technology in safe and positive manner, or acting as an example to follow in online interaction.
  • Teachers, educators, psychologists, social workers, child protection workers and youth coordinators can help create a better internet by equipping children and young people with digital literacy skills and developing the skills of their critical thinking skills, which will allow them to better navigate the online world. Teachers can empower children and young people to code, create positive online content, make good online choices and how to set their own personal example of positive online behaviour.
  • Civil society and the media play an extremely important role in informing children and young people, parents, the general public and the policymakers on the risks that children face, while encourage online positive behaviours#, hold public officials to account, and engage in the development of better policies and laws. In the meantime, they can make the children who benefit from their programs aware of where they can seek help in case of incidents or ask the industry to proactively protect children and young people online.
  • The industry can help create a better internet by creating and promoting positive content and safe online services, and by empowering users to respond to any issue by providing clear safety advice, a range of easy safety tools to use and quick access to support if things go wrong. Also, the industry in Albania can sign the Code of Practice, which encourages, among other things, care, protection, and adequate response to any case of extreme or sexual violence against children on the Internet.
  • Decision-makers and politicians need to ensure a culture in which all of the above can work and thrive – for example, by ensuring that curricula enable children and young people to learn about online safety, ensuring that parents and guardians have access to appropriate information and support resources, and that industry is encouraged to self-regulate its content and services. They must also take the lead in governance and legislation, and ultimately provide for the safety and well-being of children and young people through effective child protection strategies for the digital world.
  • We ALL have a responsibility to take a new approach to our online behaviour. We can all promote positive aspects by being kind and respectful to others and seeking constructive opportunities to create and connect. We can all respond to negative issues by reporting inappropriate or illegal online content and behaviour.

 

TOGETHER WE CAN MAKE THE INTERNET SAFER AND BETTER!

Write to us: isigurt@crca.al

 

Learn more about SID and what is happening across the world in www.saferinternetday.org and in Albania www.iSIGURT.al – you can find us i  social networks such as Facebook, Twitter, LinkedIn etc.