SHQIPËRIA E PAPËRGATITUR PËR TË MBROJTUR FËMIJËT NË HAPËSIRËN KIBERNETIKE!
Raporti i përvitshëm Kombëtar për Sigurinë Kibernetike të Fëmijëve, i Linjës Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët në Shqipëri - iSIGURT.al, tregon se bulizmi online në vitin 2023, krahasuar me vitet para-ardhëse, është ngjarja online më e raportuar nga fëmijët në Shqipëri. Vajzat për herë të parë raportojnë dyfishin e incidenteve online krahasuar me djemtë. Krijimi i një arkitekture të re institucionale dhe ligjore për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve në hapësirën kibernetike është bërë e domosdoshme.
Për Dorinën, që prej pak muajsh kishte filluar gjimnazin në një qytezë të Shqipërisë, dita për internet të sigurt, si për të gjithë bashkëmoshatarët e saj, duhet të ishte një ditë feste dhe angazhimi në aktivitete publike. Por, prej 1 muaji ajo ka vendosur që të braktisë shkollën! Gjithçka filloi me një ngacmim në orën e mësimit, ku një nga djemtë e klasës u tall me shëndetin dhe format e trupit të saj. Disa ditë më vonë një shoqe i nisi një video, e cila tregonte fotot e saj të marra pa leje në Instagram, të ndryshuara e të deformuara, me fjalë dhe epitete tepër denigruese. Kënga dhe muzika ishin po aq fyese. Video kishte marrë me qindra pëlqime dhe vijonte të komentohej nga njerëz që ajo nuk i njihte. Për herë të parë në jetën e saj ajo e la shkollën pasi nuk mund të dilte më jashtë shtëpisë pasi ishte turpëruar. Nga frika nuk ju tregoi as prindërve, por nëna e saj e kishte kuptuar që kishte diçka që nuk shkonte ndaj pas disa ditësh u ul të fliste me të. Të dyja vendosën të shkonin në polici për të kërkuar ndihmë. Pas rreth një ore bisedë me një punonjëse të sjellshme të policisë ato kuptuan që as policia nuk mund t’i ndihmonte, përtej marrjes së denoncimit. Nëna e Dorinës, falë informacionit të dhënë nga një shoqe, raportoi tek iSIGURT.al duke kërkuar mbylljen e faqes. Disa ditë më vonë video u bllokua dhe u hoq nga interneti. Sidoqoftë, Dorina vazhdon të qëndrojë në shtëpi nga frika se po të kthehet në shkollë të gjithë do të vazhdojnë të tallen me të.
Tiranë, 6 Shkurt 2024 – Me mijëra fëmijë dhe adoleshentë çdo ditë bëhen viktima të dhunës, bullizmit, abuzimit dhe krimeve në hapësirën kibernetike në Shqipëri. Këshilli i Europës raporton se thuajse 20 përqind e fëmijëve në arsimin publik ishin viktima të bullizimit 2-3 herë në ditë. Vetëm një pjesë e vogël e këtyre incidenteve raportohet tek autoritetet apo edhe tek Linja Kombëtare për Internet të Sigurt, pasi shumica e viktimave ndjehen të frikësuar, të turpëruar apo nuk kanë besim për të raportuar. Dhuna ndaj fëmijëve ka prekur çdo qelizë të jetës së tyre në jetën e përditshme dhe atë online, duke përbërë një rrezik serioz për mirërritjen dhe mirëqenien e tyre.
Përkundrejt këtij realiteti sistemi i mbrojtjes së fëmijëve, arsimi, organet e zbatimit të ligjit dhe ato të sigurisë kibernetike janë të papërgatitura për t’u përballur me gamën e pafund të incidenteve online me të cilat fëmijët dhe adoleshentët përballen. Arkitektura aktuale ligjore dhe institucionale, me legjislacion të mangët për mbrojtjen e fëmijëve nga incidentet dhe krimet në hapësirën dixhitale dhe me dy autoritete tepër të pafuqishme për të ndërmarrë masa e veprime për mbrojtjen e fëmijëve (Agjencia për Mbrojtjen dhe të Drejtat e Fëmijës - AMSHDF dhe Autoriteti për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike - AKCESK), ka lejuar që hapësira kibernetike e fëmijëve të kthehet në një mjedis të pasigurt që nxit bullizmin, dhunën, kërcënimet apo shfrytëzimin e fëmijëve online, përfshi edhe dhunën e shfrytëzimin e tyre për qëllime seksuale.
Në vigjilje të bërjes publik të Raportit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike të Fëmijëve në Shqipëri, i cili do të prezantohet në një event të posaçëm, në 7 Shkurt 2024, ne po ndajmë disa nga të dhënat dhe gjetjet më shqetësuese që janë evidentuar:
-
Pranë platformës iSIGURT.al janë bërë 244 raportime të incidenteve të ndeshura online nga fëmijët dhe sipas rastit, prindër, mësues, kujdestarë etj., gjatë vitit 2023. Krahasuar me vitin e kaluar vihet re një rritje me 160 përqind të incidenteve të raportuara. Nëse i analizojmë rastet sipas ndarjes mujore, shohim se çdo muaj raportohen të paktën 20 incidente online nga fëmijët, ose një person afër tyre.
-
Rreth 62 përqind e të gjitha incidenteve të raportuara në iSIGURT.al janë bërë nga vajzat, dhe rreth 34 përqind nga djemtë. Në katër përqind të rasteve raportuesi ka preferuar të mos e identifikojë gjininë e tij/saj. Kjo e dhënë, krahasuar me vitet e kaluara, përbën gjithashtu një risi, pasi për herë të parë vajzat po raportojnë thuajse 2 here më shumë se djemtë incidente gjatë navigimit të tyre online.
-
Grup-mosha e raportuesve vijon të udhëhiqet nga adoleshentët e moshës 15-18 vjeç, të ndjekur nga ata të grup-moshave 18-30 vjeç dhe 11-14 vjeç. Ajo që të bën përshtypje është se për herë të parë këtë periudhë kohore, ka raportime të dhe për fëmijë nën moshën 11 vjeç, në rreth 4 raste, ndërkohë që në vitet e mëparshme raportimi për këto grup-mosha ka qenë gjithnjë zero.
-
Tik-tok dhe Instagram janë dy platformat të cilat fëmijët i kanë raportuar më shpesh për incidente online, me 47 dhe 27 përqind të rasteve, krahasuar me platformat e tjera. Ky është edhe një tregues i materialeve dhe përmbajtjes që preferojnë fëmijët dhe adoleshentët në internet.
-
Për herë të parë, që prej krijimit të Platformës Kombëtare iSIGURT.al, bulizmi online është incidenti më i raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët, në rreth 35 përqind të rasteve, të ndjekur në 21 përqind të rasteve nga gjuha e urrejtjes dhe 15 përqind shantazhe dhe kërcënime online. Dhuna, ngacmimet dhe shfrytëzimi seksual online ka kaluar në vend të katërt të incidenteve të raportuara, ndërkohë që deri në vitin e kaluar përbënte incidentin kryesor të raportuar nga fëmijët dhe adoleshentët.
Të gjitha këto të dhëna flasin për realitete të reja jetësore të fëmijëve dhe të adoleshentëve në Shqipëri. Fëmijët nëpërmjet raportimit na tregojnë se realiteti i tyre jo vetëm online, por edhe në jetën e përditshme, në familje, në shkollë dhe në komunitet, përballet me sfidat e bullizmit, gjuhës së urrejtjes, kërcënimeve dhe dhunës seksuale online. Ato flasin për një realitet, jo vetëm virtual, ku mungon komunikimi, respekti, aftësitë dhe kultura dixhitale, dhe mbi të gjitha bashkë-jetesa dhe komunikimi i shëndetshëm ndërmjet vetë fëmijëve.
Ndaj në këtë kuadër, rekomandimi ynë në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt, është që autoritetet në vend të ndërmarrin masa sa më të shpejta, së bashku me shoqërinë civile dhe ekspertët në këtë fushë, për të ndërtuar një arkitekturë tërësisht të re ligjore dhe institucionale për mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve në hapësirën kibernetike. Kjo duhet të garantojë që interneti është një hapësirë e sigurt që në momentin fillestar, ndërsa i ndërgjegjësimi i fëmijëve dhe i prindërve në shkollë, në komunitet dhe në hapësirën tonë të përbashkët kibernetike është detyrim dhe përgjegjësi për këdo.
Në kuadër të Ditës së Internetit të Sigurtë në Shqipëri ne gjatë ditës së nesërme do të zhvillojmë një diskutim të hapur midis të gjitha institucioneve, OSHC-ve dhe industrisë së internetit, për të ndarë me ta informacion mbi Paktin Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Dhuna, duke u angazghuar që së bashku të evidentojmë hapat dhe mjetet për ta bërë hapësirën online më të mirë për fëmijët dhe këdo.
SË BASHKU NE MUND TA BËJMË INTERNETIN MË TË SIGURT PËR TË GJITHË FËMIJËT!
ALBANIAN AUTHORITIES UNPREPARED TO PROTECT CHILDREN IN CYBERSPACE!
The annual National Report on Child Cyber Safety, of the National Hotline for Child Internet Safety in Albania - iSIGURT.al, shows that online bullying in 2023, compared to the previous years, is the most online incident reported by children in Albania. Girls report twice as many online incidents compared to boys for the first time ever. The reformation of the responsible authorities is needed urgently to protect children in cyber space.
For Dorina, since she had started high school in a small town in Albania, the day for safe internet, as for all her peers, should be a day of celebration and engagement in public activities. But contrary to that she decided to drop out of school. It all started with a joke among the peers where a boy in her class made fun of her being fat. A few days later a friend sent her a video showing her photos, that have been taken without permission on Instagram, altered and with so many denigrating words. The song and music attached to the video were equally insulting. The video had already received hundreds of likes and was commented on by people she didn't know. For the first time in her life, she thought of dropping out of school because she was embarrassed. She didn't tell her parents, but her mother realized that there was something wrong with her and after a few days she sat down to talk to her. Both decided to go to the police to get help. After about an hour of conversation with a polite police officer, they realized that even the police could not help them. Dorina's mother, thanks to information provided by a friend, reported to iSIGURT.al requesting the page to be removed. Days later the video was removed from the internet. However, Dorina continues to stay home for fear that being ridiculed from everyone in her school.
Tirana, 6 February 2024 – Thousands of children and adolescents every day become victims of violence, bullying, abuse and crimes in cyberspace in Albania. The Council of Europe reported few years back that almost 20 per cent of children in public education were victims of bullying 2-3 times a day. Only a small proportion of these incidents are reported to authorities or the National Hotline for Child Internet Safety, as most victims feel scared, ashamed or have no confidence to the authorities to report. Known as the " phenomenon of Iceberg" violence against children is affecting every aspect of children's lives, and poses the most serious risk to their well-being and welfare.
Against this reality, the child protection system, education, law enforcement and cyber security bodies are unprepared to cope with the endless scale of online incidents that children and adolescents face. The current legal and institutional architecture, with serious shortfalls in terms of legal protections for children who fall victims of serious incidents and crimes in the digital space and with two authorities who so far have been powerless to take any measures and actions for the protection of children (Agency for Child Rights and Protection- AMSHDF and Authority for Electronic Certification and Cyber Security - AKCESK), has allowed the cyberspace of children to become an unsafe environment that encourages online bullying, violence, threats and exploitation of children, including sexual violence.
On the eve of the public release of the National Child Cybersecurity Report in Albania, which will be presented at a special event on 7 February 2024, we are sharing some of the most important data and findings that have been identified:
-
At iSIGURT.al platform there were 244 reports of incidents encountered and reported online by children, parents, teachers, guardians etc., during 2023. Compared to last year, there is a 160 per cent increase in online incidents. If we analyze cases by monthly breakdown, we observe that every month there are at least 20 incidents reported online by children, or a person close to them.
-
About 62 per cent of all incidents are reported by girls, and about 34 per cent by boys. In four per cent of cases the person preferred not to identify his/her gender. This data, compared to previous years, is also a novelty, as for the first-time girls reporting almost twice as many incidents compared to boys during their online browsing.
-
The age group of those that report continues to be led by adolescents aged 15-18, followed by those in the 18-30 and 11-14 age groups. What is striking is that for the first time, there are incidents reported by / for children under the age of 11, about four cases, while in previous years the reporting for these age groups has always been zero.
-
Tik-tok and Instagram are the two platforms that children have faced most frequently online incidents, 47 and 27 percent of cases respectively, compared to other platforms. This is also an indication of the materials and content that children and teenagers prefer to view or place online.
-
For the first time since the establishment of the iSIGURT.al, online bullying is the most reported incident by children and adolescents, in about 35 per cent of cases, followed in 21 per cent of cases by hate speech and 15 per cent blackmail and threats online. Online sexual violence, harassment and exploitation has moved to the fourth place, while up to last year was the top incident reported by children and adolescents.
All these data and findings speak volumes to new realities that children and adolescents face. Children through reporting show us that their reality not only online, but also in everyday life, in families, schools and communities, is being challenged by bullying, hate speech, threats and online sexual violence. They speak of a reality where communication, respect, digital skills, and culture are lacking, and where there is lack of online safe spaces.
In this context, our recommendation on the Safer Internet Day is that authorities start taking urgent steps, together with civil society and experts in this area, to build a completely new legal and institutional architecture to enable better protection of children and adolescents in cyberspace. This should ensure that the Internet is a safe space from the very beginning, while the awareness of children and parents in schools, media, and in the community on our shared cyberspace should be an obligation and responsibility for everyone.
This is the reason why this Safer Internet Day we will hold a public discussion among all the institutions, the CSOs and the industry, to share with them information on the National Pact for Protection of Children from Violence and seek to identify how together as society we can move forward to make the online space a better place for children and everyone.
TOGETHER WE CAN MAKE THE INTERNET SAFER AND BETTER FOR ALL CHILDREN AND YOUNG PEOPLE IN ALBANIA!