Tiranë, 7 Shkurt 2023 – Sot në mëngjes, në Ditën Ndërkombëtare për Internet të Sigurt, iSIGURT.al hapi fushatën kombëtare për internetin e sigurt për fëmijët në Shqipëri. Fushata zhvillohet nën moton: Së bashku mund ta bëjmë internetin më të sigurt për fëmijët, dhe ka për qëllim të nxisë kujdes më të madh nga fëmijët, prindërit, institucionet dhe shoqëria, që asnjë fëmijë të mos bëhet viktimë e dhunës seksuale në internet apo të ketë qasje në materiale të papërshtatshme për moshën dhe formimin e tij.
iSIGURT.al – Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, që funksionon edhe si Linjë Kombëtare për Sigurinë në Internet të Fëmijëve, është një shërbim kombëtar i ngritur nga CRCA/ECPAT Shqipëri në vitin 2015. Ajo ka si mision të saj kryesor raportimin dhe heqjen e materialeve në internet, në rrjetet sociale dhe median online, që përmbajnë dhunë seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve, bullizëm dhe dhunë ekstreme ndaj fëmijëve dhe të rinjve, si dhe gjuhës e krimeve të urrejtjes.
Në Shqipëri, dita për internet të sigurt organizohet që nga viti 2005. Këtë vit do të ketë një sërë aktivitetesh publike të rëndësishme të organizuara nga iSIGURT.al:
- 7 Shkurt, hapja e Ditës për Internet të Sigurt për Fëmijët, me angazhimin e medias, organizatave, shkollave, mësuesve, fëmijëve dhe adoleshentëve, oficerëve të sigurisë dhe prindërve, për të nxitur një diskutim të gjerë shoqëror dhe mbi të gjitha informimin e prindërve dhe fëmijëve për sigurinë online.
- 9 Shkurt, hapja e Fushatës Kombëtare "Nuk është fotoja jote intime? Mos e shpërnda - Raportoje!". Sot fëmijët janë bërë prodhues të materialeve me përmbajtje intime, të cilat i shkëmbejnë me fëmijë të tjerë. Por, ato mund të shpërndahen lehtësisht nga celulari dhe tableta e të kthehen virale, pa lejen e fëmijës! Ne duam që fëmijët të tregojnë kujdes dhe të dinë ku të kërkojnë ndihmë, nëse një incident i tillë ndodh
- 10 Shkurt, bërja publik e Raportit Kombëtar për Internetin e Sigurt në Shqipëri, një publikim i përvitshëm i iSIGURT që analizon incidentet që raportojnë fëmijët gjatë përdorimit të internetit dhe jep rekomandime për institucionet shtetërore dhe industrinë e internetit.
Dita për Internet të Sigurt synon të krijojë një klimë më të sigurt dhe më të mire në botën online, ku të gjithë jemi të fuqizuar të përdorim teknologjinë me përgjegjësi, respekt, kritikë dhe kreativitet. Ajo synon të arrijë tek fëmijët dhe të rinjtë, prindërit dhe kujdestarët, mësuesit, edukatorët dhe punonjësit socialë, industrinë e internetit dhe komunikimit, vendimmarrësit dhe politikanët etj., për të inkurajuar të gjithë që të luajnë rolin e tyre në krijimin e një mjedisi në internet sa më të mirë për këdo. Duke festuar fuqinë pozitive të internetit, slogani i Ditës për Internet të Sigurt "Së bashku për një internet më të mirë" inkurajon të gjithë që t'i bashkohen lëvizjes, të marrin pjesë dhe të shfrytëzojnë sa më shumë potencialin e internetit për të bashkuar njerëzit.
Për më shumë info, kontakto:
iSIGURT.al
Albania launches national campaign on International Day for Safer Internet
Tirana, 7 February 2023 – This morning, on the International Day for Safer Internet (SID), the National Centre for Safer Internet in Albania - iSIGURT.al launched the national campaign on safer internet for children. The campaign takes place under the motto: Together we can make the Internet safer for children. It aims to encourage greater awareness among children, parents, institutions, and society, so that no child becomes a victim of online sexual violence or have access to inappropriate materials online.
iSIGURT.al – The National Platform for Safer Internet in Albania, part of which is also the National Hotline for Child Internet Safety, is a service established by CRCA/ECPAT Albania in 2015. It has as its main mission report and remove online illegal content on the Internet, social networks and online media that contains CSAM, bullying and extreme violence against children and young people, as well as hate speech or hate crimes.
In Albania, the Internet Safety Day took place for the first time in year 2005. This year there will be a series of important public activities organized by iSIGURT.al, such as:
- On 7 February, the opening of the Safer Internet Day, with the engagement of the mainstream media, CSOs, schools, teachers, children, and parents, to encourage a broad social discussion on internet safety while inform parents and children on how to keep children safe online.
- On 9 February, the opening of the National Campaign "This isn't your intimate photo! Don't share it - Report it!". Children are self-generating materials with intimate content, which they exchange with other children. Such intimate and personal materials can easily be shared with other people! We want children to know what can happen with such self-generated materials and where to seek help if such materials get shared or become viral.
- On 10 February, the public release of the National Report on the Safer Internet in Albania, an annual publication of iSIGURT that analyses online incidents reported by children. The report provides recommendations for the authorities, CSOs and the Internet industry.
Safer Internet Day aims to create a safer and better online world, where we are all empowered to use technology responsibly, respectfully, critically, and creatively. It aims to reach out to children and young people, parents, teachers, child protection agencies, the industry, decision-makers, and politicians., to encourage everyone to play their part in creating a safer and positive online environment for everyone. Celebrating the positive power of the internet, the Safer Internet Day slogan "Together for a Better Internet" encourages everyone to join the movement, participate and make the most of the internet's potential to bring people together.
For more info, please contact:
iSIGURT.al