Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizata joqeveritare jep rezultate në drejtim të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna dhe shfrytëzimi
Tiranë, 06 Shkurt 2018 – Në Ditën Ndërkombëtare për Internetin e Sigurt, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Brendshme, ranë dakord që të firmosin Planin Kombëtar të Sigurisë së Fëmijëve në Internet (2018-2020).
Ky Plan, i përgatitur me mbështetjen e CRCA Shqipëri, ka si qëllim rritjen e sigurisë së fëmijëve në internet nëpërmjet përforcimit të kapaciteteve kombëtare dhe lokale; forcimit të partneritetit Institucione - OJF – Industri për sigurinë e fëmijëve në internet; forcimit të kuadrit ligjor dhe të politikave për sigurinë online dhe ndërgjegjësimin dhe informimin për sigurinë online të fëmijëve.
Zv. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Ardiana Janku, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve në internet. Në fjalimin e saj ajo përmendi përpjekjet e MSHMS për të siguruar dhe mbrojtur fëmijët si dhe konfirmoi angazhimin e saj dhe të institucionit që përfaqëson në zbatimin e Planit të Veprimit.
Zv. Ministrja e Arsimit, znj. Besa Shahini, nxori në pah roline institucioneve të arsimit për ndërgjegjësimin e fëmijëve për navigim të sigurt në internet. Ajo përmendi përpjekjet e MASR për përmirësimin e kurrikulave dhe ndërhyrjen e hershme nëpërmjet edukimit të të gjithë aktorëve që kontribuojnë në mirëqënien dhe edukimin e fëmijës.
Z. Altin Hazizaj, në fjalën e tij theksoi përpjekjet e deritanishme për sigurinë dhe mbrojtjen e fëmijëve online si dhe sfidat drejt së ardhmes për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi dhe shfrytëzimi online. Ai promovoi dy burime të rëndësishme informimi dhe raportimi siç është Platforma Kombëtare për Sigurinë e Fëmijëve Online www.SIGURT.aldhe Linjën e Këshillimit për Fëmijë ALO 116-111.
Plani i Veprimit ve në qendër të vëmendjes përgjegjësinë e përbashkët për mbrojtjen e të drejtave dhe nevojave të fëmijëve online nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, mësuesit, prindërit, media dhe nga industria e komunikimit teknologjik. Ai do të shërbejë si një udhërrefyes për të udhëhequr punën dhe veprimtarinë e institucioneve, organizatave, industrisë dhe të gjithë aktorëve socialë të interesuar për sigurinë e fëmijëve në Internet, përgjatë 3 viteve në vijim.
Për më tepër informacion, kontaktoni në adresën: info@crca.aldhe alo116@alo116.al
ALBANIA APPROVES NATIONAL ACTION PLAN FOR CHILD ONLINE PROTECTION
Cooperation among government institutions and civil society organizations contribute toward protection of children from online abuse and exploitation
Tirana, February 6th, 2018 – On the Safe Internet Day 2018, The Ministry of Health and Social Protection, The Ministry of Education, Sports and Youth and the Ministry of Interior agreed to sign National Action Plan of Child Online Safety (2018-2020)
The National Action Plan, prepared with the support of CRCA Albania, aims to increase the child online safety: by strengthening of the national and local institutions capacity; through the consolidation of the partnership among government institutions –NGOs-private sector; by strengthening of the legal framework and the child online protection and awareness policies.
Vice-Minister of Health and Social Protection, Mrs. Ardiana Janku, underlined the importance of inter-section cooperation for child online protection. In her discourse Mrs. Janku was mentioned the efforts of the Ministry to protect children online. She was confirmed her engagement on the implementation of the National Action Plan.
Vice-Minister of Education, Sports and Youth, Mrs. Besa Shahini, highlighted the education institutions role for child rising awareness on safe navigation. She was mentioned the Ministry of Education’ efforts for curricula improvement and for early intervention through the education process of the social actor that contribute to the well-being and education of the child.
Mr. Altin Hazizaj emphasised the current achievements of CRCA on child online protection. He displayed the future challenges for prevention and protection children from online abuse and exploitation. Mr. Hazizaj was promoted the most important resources for child online awareness and reporting such is: National Platform for Child Online Safety www.SIGURT.al and the Albanian National Child Helpline ALO 116-111.
The National Action Plan for Child Online Safety was focused to the common responsibilities for child rights protection by public institutions, civil society organization, teachers, parents, media and industry of communication. It will be a guide to lead the efforts and actions of institutions, CSOs, industries and all interested social actors on child online safety over the next three years.
For additional information please contact us at: info@crca.al and alo116@alo116.al