• Oct 14, 21
  • crca-author

“Zërat e të mbijetuarve”, një studim i përbashkët i ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri, me mbështetjen e #WeProtect, sjell në një raport të vetëm perspektivën e të mbijetuarve të dhunës seksuale si fëmijë dhe ato të profesionistëve të mbrojtjes së fëmijëve.

 

Tiranë, 14 Tetor 2021 – ECPAT International dhe CRCA/ECPAT Shqipëri në partneritet me WePROTECT Global Alliance, prezantuan sot studimin “Zërat e të Mbijetuarve-Shqipëri”, i cili përbën studimin e parë në vend që sjell perspektivën e të mbijeturve të dhunës seksuale kur ata ishin fëmijë. Raporti është bazuar në intervistat e 7 të mbijetuarave të dhunës seksuale në vendin tonë dhe 50 punonjësve të vijës së parë të sistemit në mbrojtje të fëmijëve.  

Studimi “Zërat e të Mbijetuarve në Shqipëri”, vë zërat e të fëmijëve të mbijetuar nga shfrytëzimi seksual në internet në pararojë të përgjigjes ndaj adresimit të dobësive në sistemin e mbrojtjes dhe rehabilitimit të fëmijëve viktima të dhunës seksuale. Studimi sjell të gjitha mangësitë që sistemi i mbrojtjes së fëmijëve has në punën e tij - këto të evidentuara nga vetë të mbijetuarit e dhunës.

Sipas Raportit, në vendin tonë 100% e viktimave nuk kanë dijeni apo kanë mungesë të theksuar të informacionit mbi mekanizmat zyrtarë të raportimit në dispozicion të tyre si edhe të platformave dhe linjave të veçanta të raportimit, përfshirë platformat e bazuara në web dhe ato të krijuara posaçërisht për fëmijët.

Të gjithë të mbijetuarve të intervistuar, u shprehën se nuk kanë patur asnjë informacion, në momentin e ndodhisë së abuzimit seksual, mbi ekzistencën dhe rolin e punonjësve për mbrojtjen e fëmijëve në Bashkitë ku ata jetojnë. Edhe vetë punonjësit e vijës së parë të shërbimit tregojnë në masën 56% se ndërgjegjësimi public për shfytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve në internet është shumë i dobët ose nuk ekziston fare.

Të mbijetuarit shfaqin mungesë të theksuar besimi në rolin e shërbimit psiko-social në shkolla dhe profesionalizmit që këta të fundit tregojnë gjatë punës së tyre. 60% e të intervistuarve deklaruan se stafi pedagogjik apo shërbiemt mbështetëse psikosociale në shkolla nuk ishin treguar aspak të vëmendshme për situatën e viktimave të dhunës seksuale.

Studimi ngre shqetësimin e mungesës totale të shërbimeve të integruara për viktimat e dhunës seksuale në zonat ku ato jetojnë, në momentin e abuzimit dhe shfrytëzimit seksual. Sipas të intervistuarve – “Në rast se këto shërbime do të ekzistonin dhe do të ishin të aksesueshme, situata në të cilën ndodheshin nuk do të degradonte deri në abuzim seksual.”

Nga ana tjetër, pothuajse të gjitha vazjat të mbijetuara të dhunës seksuale, (studimi ka marrë gjithsej 7 të mbijetuara të dhunës seksuale), shprehen se strukturat e policisë nuk kanë treguar aspak kujdes në ekspozimin e të dhënave personale të tyre si fëmijë në momentin e denoncimit dhe më pas të ngjarjes.

Gjithashtu të mbijetuarit e dhunës seksuale kanë treguar se shërbimet mbështetëse për to, siç janë, mbështetje psikologjike, edukative dhe pedagogjike, mbështetje financiare, asistencë ligjore dhe mjekësore. Viktimat kanë rekomanduar që këto shërbime të ofrohen në një periudhë më të gjatë kohore, në një hapësirë më të afërt gjeografike me viktimën dhe familjen, dhe duhet të subvencionohen nga shteti.

Studimi “Zërat e të mbijetuarve”, vjen si një mjet që mat cilësinë dhe efektivitetin e shërbimeve mbrojtëse dhe mbështetëse për të gjithë viktimave të abuzimit dhe shfrytëzimit seksual, bazuar në opinionet e të mbijetuarve dhe eksperiencat e tyre në përballjen me systemin e mbrojtjes së fëmijës dhe ato të ligjit. Studimi sjell një sërë rekomandimesh, që ekspertët kanë parashtruar për të mundësuar përmirësimin e të gjitha sistemeve dhe shërbimeve në mbrojtje të fëmijëve nga dhuna e shfrytëzimi seksual.

 

“Voices of Survivors: Albania” - Victims of sexual abuse as children, lacked information on institutions protecting them

 

"Voices of Survivors", a joint study by ECPAT International and CRCA / ECPAT Albania, with the support of #WEProtect, brings together the perspectives of survivors of sexual violence with those of child protection frontline workers.

 

Tirana, 14 October 2021 - ECPAT International and CRCA / ECPAT Albania in partnership with WePROTECT Global Alliance, presented today the findings of the study "Voices of Survivors: Albania", which is the first study in the country that brings the perspective of survivors of online sexual exploitation when they were children. The report is based on interviews with 7 survivors of sexual violence and 50 front-line workers of the child protection system.

The study "Voices of Survivors in Albania" puts the voices of children that have survived online sexual violence and exploitation at the forefront of the response to the weaknesses in the child protection system. The study brings to light all the shortcomings of the child protection system - identified by the survivors themselves.

According to the Report, all the victims did not know or significantly lacked the information on the official reporting mechanisms of sexual abuse as well as on specific reporting platforms and helplines, including web-based platforms.

All survivors stated that they had no information, at the time of the sexual abuse incident, on the existence and role of child protection workers in the Municipalities where they live. Even the employees of the front line of the service show to the extent of 56 percent that the public awareness about the online exploitation and sexual abuse of children is very weak or does not exist at all.

Survivors showed lack of confidence in the role of psycho-social service in schools and their professionalism. Around 60 percent of respondents stated that pedagogical staff or psychosocial support services in schools had not been at all attentive to the situation of victims.

The research raises the concern on the lack of integrated services for victims of sexual violence. According to the interviewees: "If the services had existed and were accessible, the situation in which we found ourselves would not have led to sexual abuse."

On the other hand, almost all the survivors, say that the police structures did not show any care in exposing their personal data as children at the time of denunciation and subsequent event.

Finally, the survivors also indicated that support services were provided to them only by CSOs, such as: psychological, educational, and pedagogical, financial, legal, and medical assistance. Victims have recommended that all these services should be provided over a longer period, in the area where the victim and the family lives and should be subsidized by the Government.

The Research “Voices of Survivors: Albania” is also a tool that measures the quality and effectiveness of protection and support services for all victims of sexual abuse and exploitation, based on survivors' opinions and experiences in dealing with the child protection system and legal ones. It brings a series of recommendations that experts have put forward to enable the improvement of all the services in the protection of children from violence and sexual exploitation.