LINJA KOMBËTARE PËR INTERNET TË SIGURT NË SHQIPËRI
ALBANIAN NATIONAL HOTLINE FOR INTERNET SAFETY

Rreth Nesh

You are here

Platforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri
Linja Kombëtare për Internet të Sigurt për Fëmijët

 

iSIGURT.alPlatforma Kombëtare për Internet të Sigurt në Shqipëri, ka si mision kryesor të saj mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve nga çdo formë e dhunës online, si dhe raportimin e gjuhës së urrejtjes në internet. iSIGURT.al, një shërbim kombëtar i ofruar nga CRCA/ECPAT Shqipëri, punon që nga viti 2015 për internet të sigurt në Shqipëri, me fokus kryesor raportimin e krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe krimeve ndaj qytetarëve me bazë gjuhën e urrejtjes. Platforma Kombëtare për Internetin e Sigurtë është një hapësirë e dedikuar, e cila shërben si një burim unik informacioni, manualesh, udhëzuesish në lidhje me internetin e sigurt.

Platforma funksionon edhe si Linjë Kombëtare për Sigurinë në Internet të Fëmijëve, me qëllim raportimin e menjëhershëm të të gjithë incidenteve me natyrë të dhunës seksuale, dhunës ekstreme, bullizmit etj., që fëmijët dhe të rinjtë ndeshin gjatë përdorimit të internetit, si dhe gjuhës apo krimeve të urretjes që ndodhin online ndaj kujto, fëmijë apo të rritur.  Nga ana tjetër ajo është një hapësirë informimi për prindërit, mësuesit, profesionistet dhe këdo që punon me/për fëmijët për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi online, apo për eleminimin e gjuhës së urrejtjes.  

Misioni i Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurtë në Shqipëri është të fuqizojë fëmijët, prindërit, mësuesit, median, institucionet, industrinë e internetit, si dhe të gjithë qytetarët, që të përdorin internetin dhe mënyrat e tjera të komunikimit teknologjik pozitivisht, të sigurtë dhe në mënyrë efektive, duke mbrojtur më të pambrojturit. Platforma synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme apo me përmbajtje të papërshtatshme.

 


 

National Platform for Internet Safety in Albania

iSIGURT.al is the National Platform for Safer Internet in Albania is a national service provided by CRCA/ECPAT Albania, established in 2015 with the aim to promote safer internet among children and young people, by reporting any form of online harm and violence against children, hate speech and violent extremism, while serve as a unique hub of media literacy and information, learning and exchanging.
The platform currently runs two Hotlines: the National Hotline on Child Internet Safety and the National Hotline on Hate Speech - where every citizen can report immediately any incidents of online sexual violence, extreme violence, violent extremism, bullying and hate speech. 
The vision of the National Platform is to empower children, parents, teachers, media, institutions, Internet industry, as well as citizens, to use the Internet and other forms of communication positively, safely and effectively, while protecting the most vulnerable.
 
MEMBER OF


 

Rreth Nesh

Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Lidhuni me ne