MISIONI I PLATFORMËS KOMBËTARE PËR INTERNETIN E SIGURTË PËR FËMIJËT NË SHQIPËRI
Sot interneti është pjesë e jetës së fëmijëve dhe shumica e tyre kanë qasje në internet. Fëmijët përdorin pajisje të ndryshme për t’u lidhur në internet nga shumë vende përreth mjedisit ku ata jetojnë. Megjithatë, në ditët e sotme është shumë e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm për rreziqet e që paraqet interneti, dhe për të mbrojtur fëmijët ndaj abuzimit online dhe materialeve të papërshtatshme. Platforma Kombëtare për Internetin e Sigurtë për Fëmijët www.Isigurt.al është një hapësirë e dedikuar në internet e cila shërben si një burim unik informacioni, manualesh, udhëzuesish në lidhje me internetin e sigurt për fëmijët. Platforma shërben si një hapësirë informimi për prindërit, mësuesit, profesionistet që punojnë me/për fëmijët për të mbrojtur fëmijët nga abuzimi dhe shfrytëzimi online.
Misioni i Platformës Kombëtare për Internetin e Sigurtë për Fëmijët në Shqipëri Isigurt.al është të fuqizojë fëmijët, prindërit, mësuesit dhe të gjithë qytetarët që të përdorin internetin dhe mënyrat e tjera të komunikimit teknologjik pozitivisht, të sigurtë dhe në mënyrë efektive. Platforma Isigurt.al synon të nxisë raportimin e faqeve të paligjshme dhe përmbajtjet e padëshiruara. Kjo platformë ka në qëndër të vëmëndjes së saj përgjegjësinë e përbashkët për mbrotjen e të drejtave dhe nevojave të fëmijëve online nga institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile, mësuesit, prindërit, media dhe nga industria e komunikimit teknologjik. Platforma së bashku me partnerët do të punojë instensivisht për të ndarë praktikat dhe modelet pozitive në lidhje me sigurine online. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi synohet të rriten standartet e sigurisë së internetit për fëmijët në Shqipëri.
Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet e paligjshme dhe ato me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.
Gjithashtu qëllim i kësaj platforme është edhe raportimi i rasteve te abuzimit online, përmbatjeve të paligjshme dhe të papërshtatshme në një rubrike të dedikuar RAPORTO!. Kjo rubrike udhëhiqet nga standardet më të larta profesionale dhe të besueshme për publikun për të lejuar raportimin anonim dhe konfidencial të përmbajtjes së papërshtatshme dhe të paligjshme të materialeve dhe aktiviteteve të hasura në internet. Rubrika RAPORTO do të mbrojë fëmijët nga abuzimi online duke:
Qëllimi i kësaj Platforme është të bashkërendojë përpjekjet për të identifikuar dhe për të mbrojtur fëmijët viktima, për të identifikuar materialet me përmbajtje të papërshtatshme për fëmijët në internet, për të informuar prindërit mësuesit, fëmijët etj, si dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional.